LAJMI I FUNDIT
Home . Metro . 10 gangsterët më të famshëm të historisë botërore

10 gangsterët më të famshëm të historisë botërore

Një “zhytje” në historinë e kriminalitetit të organizuar: ja historia e 10 gangsterëve, pa dyshim i më të rrezikshmëve të të gjitha kohërave. Për më tepër lexoni më poshtë…

10. Xhon Dillinger

Gjatë jetës së tij, Xhon (John) Dillinger u përfshi në krime të ndryshme dhe të mëdha. Mes tyre gjejmë rreth 25 plaçkitje bankare dhe vrasjen e shumë personave nga East Chicago, në shtetin Indiana, në SHBA. Ai është njohur si krimineli më i madh i vendit të tij: ka organizuar shumë krime dhe ka luftuar hapur edhe me FBI-në.

9. Frenk Kostelo

I njohur si “Kryeministri”, Frenk Kostelo (Frank Costello) ishte një nga bosët e kriminelëve italianë, por edhe një nga kapot e njohur të mafies në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti në Nju Jork. Ai ishte edhe kapoja i bandës Ana e Poshtme Lindore e Manhatanit, në të njëjtën kohë që punonte edhe për një tjetër bandë, atë të Morelos. Kostelo, bashkë me Laki Luçianon (Lucky Luciano), u bashkua me mafien siciliane dhe u përfshi në veprimtaritë e prodhimit të rumit.

8. Arnold Rothstein

Arnold Rothstein ishte një biznesmen dhe një kumarxhi. Ai organizoi korrupsionin e organizatave atletike profesionale, në veçanti u mor më atë të World Series në 1919, një skandal i “bukur dhe i mirë” që çoni në pezullimin nga jeta e basketbollit të tetë lojtarëve profesionistë. Ai gjithashtu krijoi dhe menaxhoi një kazino, si dhe u përfshi në praktika të ndryshme kontrabandiste përgjatë lumit Hudson dhe Liqeneve të Mëdha.

7. Enok Xhonson

Nëse do ta gjykonim nga fytyra, mund të ngjajë si një person i zakonshëm, një tip i ndershëm. Por në fakt, ai njihet si lideri i “makinës” politike që kontrolloi qeveritë e Atlantik Sitit dhe Kontesë Atlantike: ai u zgjodh sherifi i ri i Komitetit Meksikan Republikan të Kontesë dhe kontrolloi një organizatë prostitucioni dhe një tjetër me lojëra fati.

6. Billi Djaloshi

I njohur edhe si Henri (Henry) Antrim, Billy the Kid qe një gangster që u vra vetëm kur ishte 21 vjeç dhe që sipas legjendës duket se ka vrarë 21 persona, një për çdo vit të jetës së tij. Ai u përfshi në luftën e Kontesë së Linkoltit, dhe pikërisht atje fitoi vëmendjen e të gjithëve për aftësitë e tij të pashembullta në përdorimin e armëve të zjarrit. Ndërkaq, ai vodhi shumë kuaj dhe bagëti. Sipas disa burimeve, Billi vriste vetëm ata që meritonin të vriteshin.

5. Xhesi Xhejms

Xhesi Udson Xhejms (Jesse Woodson James) qëndronte në krye të një bande që ishte e përfshirë në plaçkitjet më të mëdha bankare të historisë, porai qe edhe në disa vrasjeve dhe sulmeve mbi trena. Banda e tij quhej Banda e të Rinjve Xhejms. Shumë e kanë përcaktuar si Robin Hudin e kohëve moderne.

4. Griselda Blanko

A keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për këtë grua?

Emri i saj është Griselda Blanko (Blanco) dhe në të gjithë botën është njohur si nuni apo si mbretëresha e kokainës së Majamit. Ajo menaxhonte tregtimin e kësaj droge, edhe pse kur ishte adoleshente ishte një xhepiste dhe një prostitutë. Madje, ajo arriti ta mbante aktivitetin e saj, me të njëjtat ritme edhe kur përfundoi në burg!

3. Laki Luçiano

Në vendin e tretë qëndron Laki Luçiano (Lucky Luciano), një gangster amerikan i njohur si babai i kriminalitetit modern i organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qe ai përgjegjësi i ndarjes së vendit në pesë familje mafioze, si dhe krijuesi i komisionit të parë në SHBA. Gjithashtu, ai qe në krye të familjes kriminale gjenoveze!

2. Al Kapone

I mirënjohuri si Scarface apo Njeriu me Shenjë, Al Kapone ishte një gangster amerikan me origjinë italiane. Mbiemri i tij i vërtetë është “Capini”, që më pas u keqpërkthye kur emigroi në SHBA. Që i vogël, u bë anëtar i një bande të famshme kriminale nga Nju Jorku dhe ndërmori aktivitete të ndryshme ilegale, duke përfshirë disa anëtarë të qeverisë së korruptuar. Disa ditë përpara se të vdiste, ai udhëhoqi një sindikatë krimi në epokën e “Ndalimit” dhe u vu pas hekurave për shkak të akuzave për evazion fiskal!

1. Pablo Eskobar

Në krye të klasifikimit nuk kishte se si të mos mungonte ai, Pablo Eskobar (Escobar), gangsteri kolumbian, i njohur si mjeshtri i padiskutueshëm i tregtisë së kokainës në botë. Për të arritur objektivat dhe për të ruajtur dominimin e aktiviteteve të tij ka vrarë mijëra persona në të gjithë botën.Ai drejtoi për vite me radhë organizatat më të fuqishme dhe më të frikshme kriminale të historisë. Ai kishte fuqi të kontrollonte kompanitë ajrore, bandat e ushtarëve, si dhe të gjitha bandat e tjera kriminale. Madje, Pablo Eskobar vriste edhe agjentët e policisë, të cilët përpiqeshin të gjenin gjurmët e tij.

Loading...
More in Metro
A është Rihanna ky engjëll? (FOTO)

Close