LAJMI I FUNDIT
Home . Opinione . 100 ditët e Ramës dhe betejat reale që priten më pas…

100 ditët e Ramës dhe betejat reale që priten më pas…

Nga Shpëtim Nazarko

Mbledhja e asamblesë socialiste ditën e sotme mund të përmblidhet me një fjali të vetme të Ramës. Opozita nuk mund t’i bëjë ndonjë dëm qeverisë, por Shqipërisë.

Përcaktohet kështu ngjarja më e rëndësishme që ka lidhje me qëndrimin e Evropës ndaj Shqipërisë për perspektivën e arritjes së vendit nëpërmjet negociatave që janë afër.

Dëmin ndaj qeverisë apo, më saktë, ndaj pozitës Rama e precizoi akoma më qartë disa ditë më parë në një televizon, kur theksoi, se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin një javë më pas, socialistët do të fitonin jo 74 mandate po 78 të tillë.

Në një plan të gjerë gjykimi, betejat që vijnë pas 100 ditëve të Ramës janë ato me opozitën që kërcënon me fillimin e vitit, protestat masive, fillimin e materializimit të procesit të Vetting-ut, negociatat me Evropën dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, ekonomia e vendit.

Referuar të dhënave përgjithësisht të besueshme, do të kemi ngadalësi investimesh në një vit, kur nuk mund të presim më nga të ardhurat që vijnë për hidrocentralet mbi Devoll apo ato të gazsjellësit TAP. Përpara se të gjykojmë mbi besueshmërinë e këtij argumenti të fundit, mund t’i përmbledhim faktorët e tjerë shkurtimisht.

Beteja me opozitën

Nëse do të ishte vetëm beteja pozitë-opozitë, çështja mund të ishte jo shumë e komplikuar. Basha ka kërcënuar me protesta në këtë janar, por sa të rrezikshme janë ato realisht? Kryetari i demokratëve është duke vazhduar brenda rregullave lajtmotivin e një beteje që ai para disa kohësh e përcaktonte nëpërmjet fjalisë. “Nëse të gënjejnë një herë, atëherë fajin mund ta ketë ai që të ka gënjyer, por nëse të gënjejnë për herë të dytë, fajin e ke ti vetë”.

Basha duket sikur i referohet kështu marrëveshjes së 18 Majit, e cila pruri rezultatin më të rëndë për demokratët, ndoshta më të rëndë se ai i vitit ’97. A e ka gënjyer Rama Bashën më 18 Maj?

Vetë besoj se po. Por me rregullën e njohur të Zhanë D’Ark që thoshte: “Thuaj gjithnjë të vërtetën – sepse shpëton nga dy kategori, budallenjtë nuk e kuptojnë dhe të ligjtë nuk e besojnë”.

Ramës i interesonin zgjedhje të qeta për arsyen e ngjarjeve të lidhura me Evropën në planin strategjik. Pra një qeveri që ishte tolerante me opozitën. Për këtë arsye ai nuk i dha 4 ministra, por 7 të tillë Bashës. Dhe bashkë me ta edhe një duzinë drejtorësh. Ku qëndronte realisht thelbi i kësaj “manovre bujare”.

Në planin minimal të arsyetimit, Rama kërkoi të ndante apo të përcaktonte përfundimisht marrëdhënien PD –LSI. Thënë thjesht, i tregoi me gisht Bashës se armiku kryesor për të dy ishte LSI. Më shumë dëme ajo i binte PD-së, sepse duke qenë në pushtet me PS-në, ajo vazhdonte t’i thithte vota PD-së që prej 2009-s dhe akoma më shumë pas 2013-s. Duke mbajtur të ndara frontet dhe duke ditur numrat që kishte në dispozicion nga votuesit e tij, Rama e ftoi Bashën të kthente njerëzit e ikur nga PD-ja te LSI-ja në shtëpi.

Basha e pranoi idenë, por në mes të betejës e ndërroi edhe njëherë marzhin e llogaritjeve. Duke ndalur sulmet ndaj LSI-së, ai ndoshta shpresonte që pas betejës mund të ribëhej edhe një herë koalicion me të, për t’iu afruar 2009. Kjo i kushtoi akoma më shtrenjtë sesa plani fillestar, që synonte shkatërrimin e LSI-së. Asnjë lojtar klasi nuk e ndryshon planin e nisur në mes të lojës. Vetë e kam vrarë mendjen kush e ka gënjyer realisht Bashën, Rama apo Meta…

Përtej teorive konspirative, besoj se 150 000 votave që shtoi LSI-ja në kurriz të PD-së nga viti 2009 deri në 2017 janë shumë të vështira për t’u rikuperuar. Apo thënë ndryshe, për t’u kthyer në shtëpi ata që kanë ikur.

Në këtë plan arsyetimi, Rama ka të drejtë kur thotë se opozita nuk e dëmton dot qeverinë. Para se PD-ja të matet frontalisht me PS-në ajo duhet të zgjidhë hesapet me LSI-në. Si? Kjo nuk është çështje që u përket 100 ditëve, por analistëve apo kritizerëve brenda PD-së, që ende nuk e kuptojnë gabimin e bërë në 2009, e që u thellua në 2013.

Vetting-u

Megjithëse besoj se ai do të jetë i pamëshirshëm për të dy krahët e politikës, pra në të majtë dhe të djathtë, këtu dhe në Kosovë, e bile mund të çojë në shpartallimin e plotë të klasës politike, në një plan të përgjithshëm gjykimi, zor se prej këtij procesi do të shohim ndonjë përparim esencial. Në këto 27 vite tranzicion nuk kemi vetëm kalbëzim të klasës politike, por edhe të segmenteve të tjera të shoqërisë, siç janë mediat, apo shoqëria civile.

Dhe akoma më shumë, nëse nuk kemi përparim ekonomik, format e të keqes do të marrin trajtë tjetër. Për të mos përsëritur Balzakun deri në mërzi. Ligjet dhe morali, janë konvencione që ndryshojnë sipas klimës dhe vendit. Ajo që diku quhet ves, diku tjetër është domosdoshmëri. Ato, në fund të fundit, zbatohen keq kur qeverisja qendrore është e dobët.

Nëse do të besonim se procesin e tranzicionit e udheheqin njerëz të fortë, apo që kanë fuqi mbreti, mund të bënim një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës. Ai nuk u përpoq që në katrahurën që quhet tranzicion të ushqente krijimin e një elite politike, intelektuale apo universitare, që do të zëvendësonte klasën që po ikën. Qoftë kjo ikje me proces Vetting-u apo thjesht natyrale. Ëshë një nga pikat që për mua do të rëndojë mbi Ramën, kur procesi nesër do të gjykohet në pikëpamje të historisë së zhvillimit të vendit. Rama do të justifikohej ndoshta në planin e të qenët njeri politik, por jo në planin intelektual.

Problemet ekonomike

Investimet do të bien këtë vit. Besoj se edhe pa verifikuar të dhënat e instituteve të specializuara, vërejtja qëndron. Është beteja më e rëndë e Ramës që do të përcaktojë perifrazuar atë vetë, fatin e tij dhe të socialistëve për një kohë të gjatë.

Investimet vijnë kryesisht prej të huajve, prej kapitalit vendës apo vetë shpenzimeve të qeverisë. Nga i presim të vijnë?

Që të huajt të vijnë, duhen ca kushte të thjeshta. Garanci prone, uji, energjie, forcë ligji dhe klasë të kualifikuar punëtore. Nuk e di sa kemi në rregull prej këtyre kushteve. Përgjatë 27 viteve kanë munguar të pesta dhe duhet fuqi kolosale për t’i arritur.

Kapitali vendës e ka të vështirë të ndjekë qeverinë në inisativat e saj. Për të bërë investime të rënda në infrastukturë (veçanërisht për ndërtime rrugësh) duhet të bindësh së pari bankat për fizibilitetin e projekteve.

Shpenzimet e qeverisë, që mund ta përmirësonin këtë histori, janë të lidhura gjithsesi me faktorët e mësipërm. Thënë ndryshe apo me ironi, taksat mblidhen edhe nga ata që investojnë.

Në një gjykim thjesht personal, besoj se Rama pas 100 ditëve të para, këtë pikë të fundit do të ketë vështirësinë dhe betejën kryesore. Kjo betejë kërkon një strategji të një lloji tjetër, thelbësisht më të ndryshme se ajo e paraardhësve, apo thjesht edhe nga ajo që aplikoi ai katër vitet e para të qeverisjes. Po kjo është temë tjetër…

Duke përmbledhur mund të themi se nëse do të duhet t’i japim të drejtë Ramës, në lidhje me opozitën që nuk përbën rrezik, e po ashtu me Vetting-un që do të kryehet normalisht, problemi që lidhet me ekonominë përgjithësisht, dhe ai me investimet në mënyrë specifike, do të jetë problem që do të rrijë mbi kokën e tij si “Shpata e Damokleut”.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close