Home . Aktualitet . 20 meshkujt më të pushtetshëm në Shqipëri

20 meshkujt më të pushtetshëm në Shqipëri

Nga Bledi Mane

I vogel si vend eshte Shqiperia por kurre nuk i kane munguar trimerite, allishverishet, intrigat, mendjet e bukura apo kataklizmat e medha te njerezve te saj. Dikush kaçak mali, nje tjeter pushtetar, njeri mafioz gjakatar, kriminel i regjur tjetri, biznesmen i plotfuqishem apo dijetar i rafinuar…e keshtu me rradhe nder shekuj e dekada vendi yne ka latuar profile te heronjve te gjithpushtetshem.

E kerkojne shume shqiptaret lavdine e menjehershme dhe per te arritur kete qellim sakrifikojne e rrezikojne cdo gje. Nje vend i pushtuar historikisht nga fuqi te medha ka luftuar ekstremisht per te krijuar nje individ te forte si kompesim i inferioritetit. Mes ketij harakiri, shqiptari modern ka skalitur tashme ne koke modelin e nje heroi qe kerkon te sundoje me pushtetin dhe parane e tij mbi egon e cdokujt ‎tjeter duke e bere te veshtire luften.

Sot u prezantojme 20 meshkujt te cilet tashme me pushtetin dhe pasurite e tyre, zoterojne dhe influencojne te perditshmen shqiptare.

1-Edi Rama‎ po perjeton suksesin e nje rruge te gjate. Punetor dhe largpames, diti te nuhase e te luftoje kunder shume kundershtareve. Pas 27 vitesh tranzicion, hodhi ne tuç gjithe sivellezerit e tij Nano, Berisha, Meta, Basha. Kontrollon jo vetem partine me te madhe politike dhe qeverine, por ka shpartalluar tashme edhe opoziten. Dehja duhet ti dale e te ulet me kembe ne toke perndryshe mund te erdoganizoje vendin dhe veshtire se do largohet nga pushteti me vullnetin e tij.

2-Samir Mane‎, bisnesmeni me i suksesshem dhe shqiptari më i pasur me nje profil modest ne jeten publike. Sipermarres dhe perfaqesues i shume korporatave nderkombetare ketu, ka ditur te mbijetoje ne vendin ku rregullat e lojes ndryshojne cdo kater vjet. Investimet e tij gjigande, numuri i larte i te punesuarve, volumi i madh i taksave qe paguan e kane konvertuar ne nje individ te fuqishem pa te cilin ekonomia shqiptare do perpelitej ende ne fukarallekun e tranzicionit.

3-Aleksandër Frangaj, influencuesi publik me i madh ne kete vend. Perandoria e tij mediatike tashme eshte konvertuar ne nje qeveri paralele. U ka sherbyer historikisht pushteteve dhe sot ka nje ndikim te paparë ne audiencen mbareshqiptare ne te dyja anet e kufirit shteteror.

4-Endri Fuga, eminenti me i besuar i kryeministrit shqiptar. I vogel ne trup, i madh ne influencen e tij mban nen kontroll shperthimet dhe euforine e Edi Rames. Shume prej sukseseve te qeverisjes apo formezimi i nje politikani te reformuar ballkanas ne arenen kombetare, jane produkte te keshilltarit te kryeministrit. Veshja e atleteve te Edi Rames nuk kane qene ne axhenden e Endri Fuges.

5-Damjan Gjiknuri, i katapultuar ne politike si rrethane njohjesh familjare dhe krahinore mes familjeve Rama-Gjiknuri. Ministri fuqiplote i Rames diti te justifikonte besimin me reformen ne energjitikë dhe fushatat e suksesshme elektorale ne Diber dhe Vlore. Tashme do te drejtoje nje super ministri ku veç energjitikes do te menaxhoje edhe transportin dhe punet voluminoze publike.

6-Ben Ahmetaj, gjirokastriti nikoqir qe qeveria i ka besuar kontrollin e financave publike. Dy vitet e fundit punoi shume ne rritjen ekonomike dhe zbuti klimen ndaj bisnesit. Ndryshe nga paraardhesi cinik Shkelqim Cani qe nuk shkelqeu kurre, Ben Ahmetaj do te jete perseri ‎çelesi i nje hovi ne rritje te miremenaxhimit mikro dhe makro.

7-Donald Lu, me teper se nje ambasador, ne ndergjegjen publike eshte kthyer ne personin më te besueshem dhe më me influence ne politiken sharlatane domestike. Tmerri i gjykatesve dhe prokuroreve shqiptare, diplomati Lu mbetet shpresa e parë dhe e fundit e reformes ne drejtesi.

8-Ismail Kadare, ndoshta eksporti me i suksesshem dhe me influencues ne tregun boteror i markes”Made in Albania”. I dashuruar dhe i atakuar tmerresisht ketu mes nesh, gjithesesi mbetet ikona e gjalle qe lufton pa epur ne formezimin e identitetit oksidental te shqiptarizmes‎.

9-‎Erjon Veliaj, kryebashkiaku i pakonkurueshem i dekades. Detyra e veshtire e menaxhimit te kryeqytetit 1 milionesh po e formezon ne kryeministrin e ardhshem te vitit 2025.

10-Henri Çili, supermenaxheri jo vetem i institucioneve arsimore. Keshilltari nen hije, e mesmja e perpjesshme e se majtes dhe te djathtes.

11-Tom Doshi, ritregoi edhe nje here ne zgjedhjet parlamentare te qershorit se mbetet gur i rende dhe influencues pa pasur nevojen e ndimes se partive te medha. Me teper se biznesmen, njeri altruist dhe politikan, eshte treguar luftetar i rralle duke shkermoqur cdo lloj beteje nga kundershtaret e pushteteve apo prokurore te perdorur qe i versulen cdo stine.

12-Armando Duka, kumbari i familjeve te medha durrsake e ka shtrire se bashku me tribalizmin e tij influencen ne politike, biznes, futboll.

13-‎Gramoz Ruçi, kocka e forte e se majtes se moderuar shqiptare. Urtesia dhe pragmatizmi i tij influencuan dukshem ne zgjedhjen e fundit si numuri dy i pushtetit ne Shqiperi. Pushteti i tij brenda Partise Socialiste eshte i padiskutueshem dhe i konkurueshem madje edhe me pushtetin politik te Edi Rames.

14-Shefqet Kastrati, jo vetem bisnesmen karburantesh por fuqia e drejtimit te motorrit te nje prej korporatave me te medha shqiptare. I shperndare neper gjithe vendin, kuksjani Kastrati, menaxhon burime financiare dhe njerezore qe mbajne gjalle ekonomine e ketij vendi.

15-‎Erjon Isufaj, i njohur ndryshe jo vetem kunati por edhe dora e padukshme e Lulezim Bashes kudo ku ky i fundit ka drejtuar ne ministrira, bashki dhe tani ne partine me te madhe te opozites. Vellai i nuses se Lulezimit, Aureles, e cila si nje labe e thekur posesive, ka nen kontroll jo vetem bur(r)in por tashme edhe opozitarizmin dhe fijet me biznesin.

16-‎Emiljano Shullazi, emer i njohur i lidhjeve te krimit me politiken. Influencues sa majtas dhe djathtas, ngriti nje perandori te paprekshme e cila edhe tanimë qe zoti i saj ndodhet i burgosur, kontrollon biznesin, universitetet,  shendetesine madje edhe sistemin gjyqesor.

17-‎Noizy OTR, emri i vertete Rigels Rajku, artisti i konvertuar edhe në liderin shpirteror te qindra mijera adoleshenteve dhe te rinjve shqiptare kudo ku jetojne. I famshem e i pasur deri ne ekstrem, ekuivalentohet me politikanet dhe biznesmenet me te fuqishem shqiptare.

18-Ilir Meta, zgjedhja e sforcuar si president republike ia zbehu influencen politike dhe sociale por gjithesesi mbetet nje ze i forte dhe i paparashikueshem‎ ne ndikimin publik.

19-Niko Peleshi, me teper se perfaqesues pushteti, ish kryebashkiaku i suksesshem i Korçes ka arritur qe me urtesine, racionalitetin dhe produktivitetin e nje politikani te moderuar, te behet nje model i lakmuar nga aspiruesit e rinj te politikes dhe jo vetem.

20‎-Rexhep Taip Erdogan, e pabesueshme por mese e vertete. Presidenti turk ka pompuar dhe influencuar dukshem ne psikozen e mijera besimtareve muslimane sunite shqiptare, duke parë te ai udheheqesin fetar, shpirteror dhe politik. Dalldia e gjeopolitikes nderkombetare dhe pasiguria rajonale, ka ngritur kultin e individit te Erdoganit dhe islamizmi politik eshte tashme realitet ne Shqiperi, vendi me i cuditshem me dy besime fetare dhe dhjetra sekte derivate te tyre.

Komento
Mos Humbisni:
Dosja Shullazi/ Dëshmon shoferi i Beqajt: Më kërcënuan

Close