LAJMI I FUNDIT
Home . Metro . 20 vjeçarja e sulmuar seksualisht në rrugë, i shkruan letër përdhunuesit

20 vjeçarja e sulmuar seksualisht në rrugë, i shkruan letër përdhunuesit

Letër e hapur për agresorin, nga 20 vjeçarja nga Londra Ione Wells, e cila deklaron se është sulmuar seksualisht në rrugë. Ione është një studente në Universitetin e Oxford, e cila shpesh kthehet në shtëpinë e saj në Camden, në veri të Londrës.

Pikërisht pranë banesës së saj më 11 prill, ajo u sulmua seksualisht nga një i panjohur. Policia pretendon se ka identifikuar një adoleshent si autor të mundshëm. Në tentativë për të kaluar traumën, ajo shkroi një letër të hapur, duke lançuar një fushatë në favor të viktimave seksuale me titull “#NotGuilty”. Ajo hoqi dorë nga e drejta e saj e anonimatit dhe tregoi se si në orët e para të asaj dite një person e ndoqi, e tërhoqi për flokësh, i përplasi kokën në trotuar dhe i grisi reçipetat.

Gjithçka para se fqinjët e shtëpisë të dilnin dhe ta detyronin agresorin të largohej. Në letrën e saj ajo shkruan, “Unë nuk di asgjë për ty, por di këto për personin që ke sulmuar: unë jam një bijë, një mike, një nxënëse, një mbesë, një fqinje, një e punësuar që ka shërbyer kafe në barin poshtë hekurudhës. Gjithë personat që kanë kontakte me muaj, janë rebeluar kur kanë mësuar ç’më ka ndodhur. Janë shumë herë më të zotët se personat që bëjnë keq… Komuniteti im nuk do që të ndihet i kërcënuar gjatë kthimit për në shtëpi në perëndim.

Do të vazhdojmë të jetojmë bashkë si një ushtri, të ecim vetëm, por kur dikush nga komuniteti ynë kërcënohet zbresim në fushë dhe e fitojmë luftën”

20 vjeçarja1

20 vjeçarja2

20 vjeçarja3

20 vjeçarja4

 

Loading...
More in Metro
Nuk pret të shkoj në dhomë gati sa nuk e ….në plazh (Foto)

Close