LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . 24 vjet PD, Basha: Gjeneza e një rilindje të vërtetë, ngjarja më madhore në historinë e vendit

24 vjet PD, Basha: Gjeneza e një rilindje të vërtetë, ngjarja më madhore në historinë e vendit

Partia Demokratike feston sot 24-vjetorin e themelimit të saj, si partia e parë opozitare e krijuar më 11 dhjetor të vitit 1990. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur të pranishmit, ndërsa deklaroi se kjo parti është gjeneza e një rilindje të vërtetë. Ai tha se themelimi i PD-së është një nga ngjarjet më madhore në historinë e vendit.

“Jemi mbledhur të festojmë një ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë, themelimin e PD-së. Fituam të drejtat tona dhe e futëm Shqipërinë në rrugën kombeve të lira. Jemi pjesë e kësaj trashëgimie. Gëzuar 24 vjetorin e lirisë, gëzuar themelimin e PD-së. Gëzuar në veçanti ju demokrate dhe demokratë, që jeni shpirti i kësaj partie. Si çdo komb që respekton historinë dhe ne i kthemi rrënjëve të lirisë tonë”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve vlerësoi lëvizjen studentore dhe tha se themeluesit e PD-së ndezën pishtarin e lirisë.

“Lëvizja studentore mposhti frikën dhe krijoi një lidhje me qytetarët e Tiranës. Krijimi i menjëhershëm i PD-së, jetësoi pluralizmin e vërtetë. PD u bë zëdhënësja e revoltës popullore, antikomuniste. Në një kohë rekord themeluesit, krijuan programin e saj, pa përvojën, pa financat, mes vështirësish, themeluesit ndezën pishtarin e lirisë. Këta heronj të gjallë të demokracisë ndërtuan alternativën e parë perëndimore në Shqipëri”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ai theksoi se “gjeneza e një rilindje të vërtetë është gjeneza e Partisë Demokratike”. “PD-ja lindi si parti e lirisë dhe atdhetarisë. PD përqafoi përgjegjësinë qytetare. PD-ja zgjodhi gjithpërfshirjen, zgjodhi dashurinë në vend të urrejtjes. PD u rrit me këto vlera. Këto janë vlerat e ADN-së tonë, e identitetit tonë”, tha Basha.

Kreu i demokratëve akuzoi të majtët se janë përpjekur të përbaltin Partinë Demokratike dhe lëvizjen studentore, ndërsa ka vlerësuar disa prej figurave kryesore të PD-së që sot nuk janë më.

“Kundërshtarët e së majtës janë përpjekur të përbaltin këtë pasuri kombëtare. E kanë kot. Historia e lëvizjes studentore është shkruar me akte, me vlera. Kujtojmë heronjtë, Azemin të parin, prijësin e lëvizjes studentore. Kujtojmë tre themeluesi e tjerë Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin, Ali Spahinë. Kujtojmë Sokol. Olldashin dhe Ferdinand Ponin. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë. Janë ndarë nga jeta por janë këtu mes nesh”, tha kreu i PD-së.

Nuk ka munguar përshëndetja e Bashës edhe për ish-kreun e PD-së, Sali Berishën, për të cilin tha se mbajti të madhe dhe të fortë këtë forcë politike.

“Ne të gjithë bashkë jemi familja e madhe e demokratëve, që ka bërë histori dhe do vazhdojë të bëjë histori vlerash në këtë vend. Nderim dhe mirënjohje për liderin historik të partisë, Sali Berishën. I cili ka meritën se e mbajti të doktor Berishën dhe me themelues të tjerë, PD është më e fortë, më e urtë, më e mençur. Me këtë trashëgimi të vyer po rindërtojmë alternativën tonë”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha foli më tej për një nisje të re, e cila po maturohet pa u ndalur dhe kërkon bashkim dhe rinovim. Prandaj ai nuk nguroi t’i shtrijë dorën çdo demokrati zemërthyer dhe cilitdo që është ndjerë i mënjanur ti bashkohet kësaj rruge,.

“Sot demokratët janë më të bashkuar se kurrë, por ju bëj thirrje dhe ju shtri dorën e pajtimit në shtëpinë e hapur të demokratëve cilitdo, u shtrij dorën demokratëve zemërthyer dhe kushdo është ndjerë i mënjanuar, të punojmë së bashku për fitore. Në PD nuk ka vend për dasi, të bashkuar do ta ngremë alternativën e re. Jemi të hapur edhe për më skeptikët”.

Duke thënë se në 2015 PD-ja do festojë 25 vjetorin e krijimit të saj, Basha i ftoi sërish të gjithë demokratët ta presim atë me dinjitet. “Është viti i modernizmit të PD, viti i daljes së saj fuqishëm si alternativa e re e zhvillimit, do ta gjejmë më të fortë, më të organizuar. Përgatitemi ti prijmë përballjes së re me oligarkinë”.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Le Monde: Fundi i epokës së Hashim Thaçit

Close