LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Polonia rikthen 100 tonë rezerva ari Anglisë

Polonia rikthen 100 tonë rezerva ari Anglisë

Polonia riktheu në vend rreth 100 tonë rezerva prej ari me vlerë afërsisht 18,3 miliardë zloti, deklaroi sot kreu i bankës qendrore Adam Glapinski.

Ari u transportua nga banka e Britanisë së Madhe, ku Polonia mban pjesën më të madhe të rezervave të saj të arit që pas Luftës së Dytë Botërore.

Kthimi i arit u bë në tetë këste, ku secili këst përmbante nga 1000 shufra ari.

Banka qendrore e Polonisë aktualisht posedon 228,6 tonë ar, si pjesë e aseteve rezervë, nga të cilat 105 tonë ruhen në kasafortat e saj, sipas një deklarate nga banka.

Ajo gjithashtu shtoi se banka qendrore rriti pronat e saj me 125,7 tonë në vitet 2018-19.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Tronditen ekspertët e NASA-s, zbulojnë fenomenin e çuditshëm dhe vdekjeprurës gjatë fluturimit në hapësirë

Close