Home . Aktualitet . 5 gënjeshtrat e mëdha të Bashës në çadër

5 gënjeshtrat e mëdha të Bashës në çadër

Gjatë tre muajve të ngujimit në çadër kreu i PD hoqi disa vija të kuqe që tani pas arritjes së marrëveshjes me Ramën rrezultojnë të kenë qenë thjeshtë demagogji. Falë presionit të jashtëm dhe të të vetve, falë kërcënimit të aleatëve dhe mospërfilljes së Ramës, ai u detyrua të tërhiqet nga ato që kishte shpallur si themelet e “republikës së re”.

1 – Basha u zotua se nuk do të zhvillohen zgjedhje me Ramën kryeministër. Por tani megjithëse i rrëzoi pothuajse të gjithë kabinetin, PD po futet në zgjedhje pa e nxjerrë Ramën nga zyra. Nuk u morr vesh kurrë se si Basha u tërhoq nga ky kusht të cilin e kishte shpallur si ta panegociueshm. Ai pretendonte se Rama ishte epiqendra e republikës së vjetër që mbante lidhjet me trafikantët, kriminelët, me oligarkët dhe bosët e mediave dhe se pa u prerë këto lidhje nuk mund të bëheshin zgjedhje (lexo editorianin poshte). Nuk kuptohet nëse ka gënjyer kur thoshtë këtë në çadër, apo tani kur thërret fitore pasi janë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2- Basha u zotua se nuk ulet në dialog pa pasur më parë në tryezë dorëheqjen e Ramës. Një dialog të tillë ai e konsideroi fasadë dhe farsë duke e krahasuar me të parin takim të përbashkët për reformen në drejtësi kur kryeministri u paraqit në bisedime me fjalimin e gatshëm të dështimit të negociatave në xhep. Madje për këtë arsye Basha nuk pranoi të takohej me Ramën edhe kur erdhi në Tiranë ndërmjetësuesi McAllister. Por më pas nuk u mor vesh pse Basha u thye. Pse ai e harroi këtë kusht kur u ul në tryezën e thirrur nga presidenti Nishani. Aty për herë të parë u mor vesh se lideri i PD do të zbythej nga objektivat e tij. E vetmja gjë që mbetet e panjohur lidhet me faktin se kush i kapi kokën me derë dhe e detyroi të dorëzohet?

3 – Basha u zotua se nuk do të fuste ministra teknikë në një qeveri Rama. Ai qe i prerë në arsyetimin e tij se ky kryeministër që ka blerë deputetë, madje edhe parti opozitare nuk e ka për gjë të fusë në xhep edhe ministrat e rinj të miratuar nga PD. Por Basha po bën pikërisht të njëjtën gjë tani dhe atë që deri dje e konsideronte të pamundur, sot po mundohet ta shesi si sukses. Dilema është nëse kjo ishte e vetmja rrugë që i mbeti për të shpëtuar fytyrën apo nëse ai vërtet është aq naiv sa të mendojë se këta ministra më pak se një mujorë do të jenë garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

4 – Basha u zotua se zgjedhjet nuk mund të bëheshin kurrë brenda qershorit. Me Ramën jo e jo, por edhe nëse ai do të largohej, kjo qe një kohë e pamjaftueshme që një qeveri e re të pastronte vendin nga krimi dhe droga që mund të ndikonin në zgjedhje. Por kreu i PD edhe këtu u dorëzua pavarësisht se edhe ekspertë të tij si Bylykbashi argumentuan se zgjedhjet mund të mbaheshin fare mirë deri në fund të korrikut. Kjo ishte një nga dështimet e tij më të mëdha dhe një nga fitoret më të mëdha të Ramës që e ktheu datën e zgjedhjeve në gogol.

 5- Basha u zotua se “Republika e re” nuk do të bëjë marrëveshje kulisash si përgjate republikës së vjetër. Por sa i’u dha rasti të testohej për këtë zotim, ai e shkeli atë. Gjatë marëveshjes me Ramën, ata ranë dakord që jo vetëm partitë e tyre të hynin pa koalicione në zgjedhje, por vendosën që këtë të drejtë t’ua hiqnin në mënyrë absurde edhe partive të tjera të vogla. Kjo padyshim përbën anën më të fëlliqur të këtij pakti okult dhe e nxjerr Bashën ashtu sikurse është, një bir të denjë të republikës së vjetër për të cilën ai kontribuon prej 13 vitesh./lapsi.al

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
O ba, po tani çfarë të bëj?!

Close