LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . 5 mënyra për t’u dobësuar shpejt dhe pa u lodhur

5 mënyra për t’u dobësuar shpejt dhe pa u lodhur

Zbuloni 5 mënyra të thjeshta që mundësojnë ndryshimin e mënyrës se të ushqyerit dhe dobësimin, pa u menduar shumë.

Pini një gotë ujë

Pas çdo vakti që hani pini nga një gote ujë. Kjo do ua heqë oreksin për disa kohe.

Hani lehtësisht

Është e rëndësishme të hani nga pak dhe të shijoni çdo kafshate. Duhet rreth çerek ore që stomaku t’i dërgojë sinjalet trurit në mënyrë që ky i fundit të nxitë ndjesinë e ngopjes. Sa me avash të hani aq më pak do shëndosheni.

Zgjidhni gatime me lëng

Hani më shumë supa dhe ushqime me lëng, jo gjëra të thata. Konsumojini ato në fillim të vaktit që të keni më pak uri.

Mos bëni asgjë tjetër ndërkohë që hani

Që të ngopeni më shpejt duhet të përqendroheni tek ajo që konsumoni. Uluni në tavoline, fikni televizorin dhe hani dalëngadalë.

Mbusheni vetëm njëherë pjatën

Mos hidhni asnjëherë dy herë në pjate dhe mos e mbushni plot atë. Specialistet këshillojnë gjithashtu të përdorni pjata të vogla dhe jo shumë të mëdha në mënyrë që t’iu duket sikur mbushen me maje.

Loading...
More in Shendeti
Kura anti-tumor, gjendet brenda helmit të insekteve!

Close