LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . 6 simptoma që meshkujt nuk duhet t’i neglizhojnë kurrë

6 simptoma që meshkujt nuk duhet t’i neglizhojnë kurrë

Mbase nga krenaria apo edhe nga frika, meshkujt e urrejnë te shkojnë tek mjeku, pa e ditur se kjo mund te sjellë paasoja te rënda.

Mbase nga krenaria apo edhe nga frika, meshkujt e urrejnë te shkojnë tek mjeku. Ata i anashkalojnë disa simptoma te cilat ne fakt mund te fshehin probleme serioze. Zotërinj te dashur, mos luani me shëndetin sidomos nëse keni shenjat me poshtë.

Gërhitje te shumta dhe te zhurmshme

Ne disa raste gërhitja e forte mund te jete shenje e ndërprerjes frymëmarrjes për disa sekonda ndërkohë qe ata flenë (quhet ndryshe apne e gjumit). Nëse ne mëngjes ai zgjohet i lodhur kjo tregon se gjerat duhen marre me seriozisht. Ky problem mund te preke organet vitale sidomos zemrën duke shtuar rrezikun për kriza kardiake.

Probleme te pakuptueshme dhe te përsëritura me ereksionin

Nuk janë gjithmonë mosha, alkooli dhe lodhja ato qe shkaktojnë probleme me ereksionin. Problemet e zemrës mund te jene një tjetër arsye, prandaj dhënia e tabletave te Viagres duhet bere pas një këshillim paraprak. Një tjetër arsye për këto probleme mund te jete konsumimi i antidepresiveve. Flisni me mjeket para se problemet te zmadhohen.

Dhimbja e kraharorit dhe vështirësia ne frymëmarrje

Kur zemra lodhet dhe i mungon oksigjeni, shfaqen një dhimbje e madhe tek kraharori dhe frymëmarrja behet me e vështirë.

Humbja ne peshe pa asnjë arsye

Një humbje prej 5 apo 8 kilogramësh ne mënyrë te pashpjegueshme mund te vije si pasoje e hipertiroides, kancerit apo e mungesës se disa përbërësve ushqimore.

Urinim i shpeshte

Urinimi i shpeshte mund te vije nga konsumimi i tepërt i birrës, kafesë apo edhe çajit, por ka raste qe këto nuk janë arsyet kryesore. Disa shkaqe mund te jene: diabeti dhe hipertropia e prostatës.

Jashtëqitje te errëta

Kjo gjë tregon se ne aparatin tretës mund te ketë prezence gjaku. Kjo simptome nuk duhet neglizhuar ne asnjë mënyrë sepse mund te shkaktoje hemorragji, ulcerë ne stomak apo edhe kancer ne zorrën e trashe. Duhet patjetër te këshilloheni me mjeket specialiste nëse vëreni diçka te dyshimte.

Loading...
More in Shendeti
Qumështi i dhisë apo i lopës?

Close