LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . 7 ministra dorëzojnë mandatin, tek emrat e rinj dhe djali ish-deputetit Xhindi

7 ministra dorëzojnë mandatin, tek emrat e rinj dhe djali ish-deputetit Xhindi

Shtatë ministra dorëzojnë sot mandatin e deputetit. Lajmi bëhet i ditur nga Ilirjan Celibashi ministër shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në një postim në facebook.

“Sot së bashku me kolegët Ministra Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço dorëzojmë mandatin e Deputetit. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrohemi në rolet tona ekzekutive.”- shkruan në postimin e tij në facebook Celibashi.

Celibashi kërkon të sigurojë qytetarët dhe votuesit e Fierit se angazhimi i tij për ta është një proces afatgjatë në të cilin jam plotësisht i përfshirë në drejtim të mbajtjes së premtimeve elektorale dhe përmirësimit të jetesës së tyre. Ai i uron suksese dhe deputetit të ri Anduel Xhindi.

Rikthehet në Kuvend, djali i deputetit të vrarë Fatmir Xhindi. Xhindi u vra para shtëpisë së tij ne prag të fushatës zgjedhore të vitit 2009, vrasje qe ende ka mbetur pa autor. Nga nëntori i 2011 kur Anduel Xhindi bëri betimin ishte deputet i PS-së në legjislaturën e kaluar. Edhe në zgjedhjet e 2013 kandidoi si deputet në listën e socialistëve.  Me lënien e mandatit nga Celibashi, Xhindi tani do të ulet për herë të dytë në karrigen e deputetit.

Mandatin e deputetit pas Celibashit pritet ta marrë Anduel Xhindi, të Erjon Veliaj do ta marrë Vladimir Kosta , të Haritos pritet ta marrë Enkelejda Shkreli Shamku, të Gjermenit pritet ta marrë Adelina Rista, të ministrit Haxhinasto mund ta marrë Miranda Rira, të Klajda Gjoshës Kejdi Mehmetaj dhe të Nasip Naços pritet ta marrë Selfo Kapllani.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Morën peng 2 vëllezër, dyshonin se i kishin vjedhur drogën, 150 vjet burg bandës
Close