Home . Aktualitet . 8 Dhjetori, Mesila Doda batuta me Ramën për Enverin: PD s’më ftoi

8 Dhjetori, Mesila Doda batuta me Ramën për Enverin: PD s’më ftoi

TIRANE- “8 dhjetor 1990-2013. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, aktiviteti i organizuar dje nga  Lëvizja Studentore Shqiptare bëri bashkë protagonistë, ish-studentë dhe pedagogë të atyre viteve, sot deputetë e personalitete të rëndësishme të politikës në vend, mes të cilëve edhe Edi Ramën sot Kryeministër.

Në këtë ceremoni ka pasur shkëmbim batutash mes kryeministrit dhe deputetes së PD-së Mesila Doda për diktatorin Enver Hoxha. I pranishëm ka qenë dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

“Do  t’i kërkoja kryeministrit të distancohet nga shfaqja e portretit të Enver Hoxhës në ceremoninë zyrtare të 29 Nëntorit.” – tha Mesila Doda.

Ndërkohë që kryeministri Rama në fillim të fjalës së tij tha:  “Për Enverin e vdekur kemi qenë me Mesilën dakord qysh atëherë, aty ku jemi ndarë gjithë këto vite është tek Enveri gjallë.”

Në një postim në facebook deputetja e PD-së thotë se përgjigjja e kryeministrit ishte mëdyshëse dhe pret të distancohet.

“Pergjigja ishte perseri medyshese, me nje gjysem zeri tentoi te thoshte se nuk kish lidhje per Enverin, por ende nuk e degjova te ngrinte zerin kunder kesaj shfaqjeje te shemtuar. Ende pres nje distancim te prere nga forca qeverisese per te denuar krimet e komunizmit. Pres qe per te miren e shqiptarve te na bashkohen ne iniciativat ligjore per te zbardhur te kaluaren dhe per tu ndare perfundimisht me te.”- shkruan Doda në facebook.

MESILA DODA: PD S’ME FTOI  
Mesila Doda nuk është parë në aktivitetin e organizuar nga PD në  pallatin e sportit “Asllan Rusi” për të festuar 23-vjetorin e themelimit të kësaj force  dhe 23-vjetorin e pluralizmit politik në Shqipëri, nën moton “Festojmë lirinë”.

Deputetja demokrate sqaron ndjekësit e saj në facebook se nuk ka marrë asnjë ftesë nga PD.
Gjatë replikave në facebook me drejtorin e Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj, Doda tregon se nuk kishte marrë asnjë ftesë.

Simon Mirakaj: Znj.Doda. Më habiti pak prezenca juaj në festimet e 8 dhjetorit përkrah Ramës dhe jo përkrah Kryetarit Basha që përfaqëson të djathtën shqiptare.

Mesila Doda: Z.Simon, isha përkrah miqve të mi të dhjetorit të cilët kanë të drejtën të ftojnë gjithë klasën politike. Nëse aty ishte i ftuar edhe Edi Rama, ky nuk është problemi im, sepse unë kam vendin tim në lëvizjen e dhjetorit, madje di të mbaj në çdo rast qëndrimin që më përket si opozitare. Dhe sa për kuriozitet, meqenëse kishe pyetje për çështjen, ftesa e ardhur nga lëvizja studentore ishte e vetmja ftesë që më kishte ardhur në këtë përvjetor.

Simon Mirakaj: Ne sot ishim me dhjetoristët dhe vumë nga një Lule te busti i Azem Hajdarit te Qyteti Studenti. Mospjesëmarrja juaj atje apo te Asllan Rusi më bëri që të ju drejtohem sepse kam shumë respekt për ju.

Në takimin e organizuar nga PD munguan tërësisht ish-deputetët e PD-së në legjislaturat e mëparshme, ndërsa munguan edhe ata që njihen si deputetët kundër Bashës, përveç deputetit Astrit Patozi që ishte i pranishëm.  Në takim munguan edhe shumë prej dhjetoristëve, të cilët organizuan aktivitete të ndryshme.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Paketa e re fiskale 2014, rritet mosha e pensioneve edhe për deputetët
Close