LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . 80 dosje me tendera në banesën e Xhikës/ Si u kapën nga Prokuroria shkeljet e ish drejtorit të korruptuar të LSI-së

80 dosje me tendera në banesën e Xhikës/ Si u kapën nga Prokuroria shkeljet e ish drejtorit të korruptuar të LSI-së

Sistemi dhe asfaltimi i rrugës që të çon nga Elbasani në fshatin Gjinar, ka sjellë arrestimin e 11 personave, të cilët janë biznesmenë ndërtimi dhe ish-drejtues të Autoritet Rrugor Shqiptar. Një hetim i nisur kryesisht nga prokuroria në prill të vitit 2016 për akuzën e “Vjedhjes e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim Detyre”, është finalizuar me arrestimin Andi Toma, ish-drejtor i ARRSH për periudhën janar 2008 deri në tetor 2013.

Andi Toma është një zyrtar i Partisë Demokratike që është proceduar dhe një herë tjetër nga Prokuroria e Përgjithshme, lidhur me procedura e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Veç Tomës, prokuroria e Elbasanit ka mundur të arrestojë dhe ish-drejtorin tjetër të ARRSH, Dashamir Xhika që ishte emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas prokurorisë së Elbasanit në pranga ka përfunduar administratori i kompanisë “Zenit-06” Rexhep Targa, dy vëllezërit Agron dhe Kujtim Hysa të që administrojnë kompaninë “Tre vllezërit Hysa” dhe për administratoren e kompanisë “Arifaj” Rezarta Bokçiu,është kërkuar masa e “Arrestit në shtëpi”.

Gjenden 80 dosje me tendera në banesën e Xhikës
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e Dashamir Xhikës dokumente tenderash me vlerë për hetimin. Sipas burimeve të Report Tv policia gjeti 80 dosje tenderash rrugësh me dokumente origjinale. Dashamir Xhika banon në një rezidencë të njohur vilash në kryeqytet, ndërsa kontrolli është bërë ditën e sotme pas miratimit të kërkesës nga gjykata.  Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme, Dashamir Xhika pritet që të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e shtunë.

Kolauduesit me detyrim paraqitje
Sipas prokurorisë së Elbasanit janë dhe 5 kolaudues, me profesion inxhinier ndërtimi që janë proceduar për këtë çështje pasi rezulton se kanë bërë kolaudimin fiktiv të punime që nuk ishin kryer në teren. Kolauduesit Lek Tusha, Astrit Qafa, Malvina Kallabaku, Afërdita Basha dhe Kastriot Braha janë me masën e arrestit detyrim për paraqitje.

“Shqiptarja.com” mëson se ky hetim shërbeu për t’u kthyer në mollë sherri mes prokurores së çështjes Amanda Xhaferi dhe ish-drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, konflikt i cili përfundoi deri në dyert e gjykatës dhe policisë. Gina urdhëroi heqjen e dosjes nga hetimi i Xhaferit, ndërkohë kjo e fundit e kundërshtoi duke i depozituar kallëzim penal në polici për “Shpërdorim detyre”.

Momentalisht ky konflikt mes dy prokurorëve për hetimin e kësaj dosje ka mbetur për tu zgjidhur nga Gjykata e Kavajës. E kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” prokurorja Amanda Xhaferi tha se çështjen vijon ta ketë ajo në hetim,por nuk preferoi të japë komente për shkak se prokuroria do dali me një qëndrim zyrtar për këtë çështje.

Kqyrja në teren
Pas largimit të Ginës, ngjarjet rrodhën ndrydhe,pasi drejtuesi i ri i prokurorisë Ardian Nezha, urdhëroi që sërisht dosja të hetohej nga prokurorja që kishte nisur fillimisht hetimin. Në dobi të këtij hetimi prokuroria e Elbasanit në datën 31 mars 2016 nga ana e oficerëve të prokurorisë dhe në prani të ekspertit kriminalistik, është bërë kqyrja e gjithë aksit rrugor Elbasan-Gjinar, duke nisur nga kryqëzimi i rrugëve “Theodhor Haxhifilipi” dhe “Hysen Hastopalli” deri në fshatin Gjinar.

E gjithë kqyrja është shoqëruar me procesvebal dhe tabela fotografike, të dëmtimeve të shumta të rrugës. Kontraktori i kësaj rruge ishte zgjedhur nga ARRSH bashkimi i operatorëve ekonomikë “Arifaj dhe Vllezërit Hysa” ndërkohë që kompania e cila do mbikqyrte punimet ishte zgjedhur Zenit-06 me administrator Rexhep Targa. Projektues i rrugës ishte kontratuar kompania “TEC Consult”, ndërsa vlera kontraktuese 499 525 926 lek të reja. Ky segment ka gjatësi të përgjithshme prej 21 km që fillon nga kryqëzimi me rrugën nacionale Elbasan – Gramsh dhe shkon deri në fshatin e Gjinarit.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Rama uron ditën me artikullin kushtuar Shqipërisë turistike: Ja çfarë shkruan!

Close