LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . A do arrihet vrasja e Tom Doshit dhe Mhill Fufit?!

A do arrihet vrasja e Tom Doshit dhe Mhill Fufit?!

Emri i Mhill Fufit, deputetit të Partisë Demokratike u përmend sot nga deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi, teksa ky i fundit u shpreh se po bëhen përgatitje për eliminimin fizik të tij dhe deputetit Fufi, me anë të vrasësve me pagesë të udhëzuar tutori i Kryeministrit Rama, e nga deklaratat është kryeparlamentari Ilir Meta. Ndër të tjera deputeti theksoi se ka prova e fakte, të cilat ai i disponon, se këta vrasës me pagesë janë takuar me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Vrasja ditën e zgjedhjeve dhe plagosja e deputetit Mhill Fufi

Fufi është deputet i Lezhës që u betua më 3 tetor, pas dorëheqjes se Vasil Bicajt. Ai mbeti i plagosur ditën e zgjedhjeve më 23 Qershor në Laç, pas një përplasje që pati me simpatizantin e LSI, Gjon Gjoni, të cilin e akuzoi se po blinte votuesit në këmbim të votës.

Grupi i djathtë i ka rekomanduar Gjonit që të mos përzihej në pazare politike, pasi ai jeton në Greqi dhe nuk e ka idenë se çfarë ndodh në Laç. Gjoni u është kundërpërgjigjur me sharje dhe, në këtë moment, njëri nga personat që po shoqëronte kandidatin e PD­së, e ka qëlluar atë me levë. Menjëherë ka ndërhyrë kunati i viktimës, Enver Curri, i cili ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar.

Po kaq e rrufeshme ka qenë kundërpërgjigjja e grupit tjetër, nga ku kanë qëlluar me breshëri Gjon Gjonin. Më pas kanë vijuar të shtëna të tjera, por edhe dëshmitarët aty ranë nuk kanë arritur të shohin gjë, për shkak se janë shtrirë përtokë për t’u mbrojtur nga plumbat. Kur janë çuar sërishmi, kanë parë në tokë kandidatin e PD­së, Mhill Fufin dhe kushëririn e tij të dytë, Kastriot Fufin.

“Ata po lëviznin dhe kërkonin ndihmë. Kastriot Fufi kishte marrë plagë në kokë, por rënkonte. Mhill Fufi ishte ca më mirë, por sërish i plagosur në trup. Ndërsa Gjon Gjoni ishte i kthyer përmbys me kokë pa asnjë shenjë jete”, thanë aso kohe dëshmitarët.

Intervista e Doshit:

Cfarë doli nga votimi, u përjashtuat?

Nuk prita votimin, por dihej se kur vendos kryetari ata të tjerët nuk kanë faj.

A u mbrojtët?
Po ia bana të qartë se kush është pas tij dhe për ca e bën ai këtë punë

Kush është pas tij?
Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta që ka paguar lekë dhe paguat lekë më më vra mu dhe Mhill Fufin. Kam 5 muaj që ua kam bërë të qartë Edi Ramës, vetë Ilir Metës, Kryeprokurorit të Përgjithshëm, atij të Krimeve të Rënda, kam lajmëruar senatin amerikan.

Cfarë provash keni?
Prova është se, personi që ka marrë përsipër me kry këtë akt është takuar dhe me ministrin Tahiri

Dispononi video?
Po patjetër

Cila do të jetë e ardhmja juaj tani që nuk jeni në PS?
Nuk dal prej politikës, nuk shkoj në asnjë parti tjetër, jam në gjendje sa me kriju dhe një parti të re dhe do t’i dal me 60 kandidatë në tan Shqipërinë

– Mbërritja e deputetit Tom Doshi në selinë e PS, në mbledhjen e grupit që nisi në orën 13:00:

Zoti Doshi, jeni i shqetësuar?
Doshi: Pse jam i shqetësum?! Nuk jam aspak!
Po sepse do diskutohet për ju sot..
Doshi: Nuk ka asnjë problem

Loading...
More in Qytetari Digjital
Goditje gjeniale…kriminale

Close