LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . A do guxonte sot Luli dhe Muli të bënin vizitë në familjen e heroit Ibrahim Basha?!

A do guxonte sot Luli dhe Muli të bënin vizitë në familjen e heroit Ibrahim Basha?!

Një pjestarë i Reneas na shkruan se, është ndier i fyer nga  dalja e dy ish Ministrave të Brendshëm,   Basha dhe Noka në ditën e përvjetorit të policisë.

Ja postimi i tij:

Fatkeqësisht për konçidencë kanë të njejtin mbiemër, por “vrasësit” e  tij e kanë harruar Ibrahim Bashën.

Sot Lulzim Basha dhe Flamur Noka, të cilët  besojnë se e kanë harruar qytetarët shqiptarë shkëlqimin e bëmave të tyre në postin e Ministrave të Brëndshëm, dolën me foto dhe figurë të “mallëngjyer” për humbjen e jetës së ish komisarit Cuku. Këto dy njerëz, që duhet të heshtin për policinë që i lanë këtij vendi, marrin guximin të flasin përçartë, për policinë dhe kanabisin.

Natyrisht, është për të ardhur keq dhe respektuar ish komisari, për kohën kur ishte pjesë e policisë, por nuk u vra në krye te detyrës. Cuku u vra nga histori të dyshimta konfliktesh personale.

Kurse Ibrahim Basha, djali i ri, pjesë e forcave të Reneas, u vra për të zhbëre njëherë e mirë Kolumbinë e vërtetë të Europes, Lazaratin, në atë vend, ku në atë kohë ky palo ministër dhe ata që pozojnë me të, ishin Ministra të Brendshëm, por as që guxonin te hynin  edhe si vizitorë pa  vizë, të marre nga ambasadori i tyre i përhershëm Dasho Aliko.

A do guxonin këto faqezinj të bënin një vizitë në familjen e heroit, që la jetim dy fëmijë të mitur, për të pastruar krimin pandëshkim, të këtyre të poshtërve të ish-pushtetit real të drogës dhe krimit, e që  arriti majën me vrasjet e 21 Janari që pret drejtësi ?! /Zathur

 

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Qytetari Digjital, Rekomanduar
Qytetari:Vetingu më hoqi mustaqet Rama: T’i preu gruaja, jo Lu-ja…

Close