LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . A do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme pas dështimit me negociatat? Rama përgjigjet i prerë

A do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme pas dështimit me negociatat? Rama përgjigjet i prerë

Kryeministri Edi Rama i pyetur nëse duhet ti kërkojë Parlamentit dhe popullit një mocion besimi tha se nuk ka çfarë ti kërkoj parlamentit shqiptar, duke eliminuar si mundësi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri Rama u shpreh se:

“Parlamentit të Francës se atij shqiptar nuk kam çfarë ti kërkoj. Por atij të Francës nuk ja kërkoj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret të çelë negociatat.

Nga Këshilli në Këshill merr sinjale pozitive dhe jo “PO”. E detyruan të ndërrojë emrin duke i premtuar që u bë kjo, u zgjidh.

Ja ku jemi kishte plot që thoshin do ndahet Shqipëria, madje kishte edhe zëra brenda familjes europiane.

E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurave që u bënë këtu, por nuk ka lidhje në thelb vendimmarrja me çfarë ka bërë njëri dhe çfarë ka bërë tjetri.”

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Macron sqaron dhe njëherë arsyet e “Jo”-së për Shqipërinë

Close