Home . Antagonizem . A i pagoi Milosheviç, Berishës në Paris, 17 milionë USD e kontrabandës së naftës?

A i pagoi Milosheviç, Berishës në Paris, 17 milionë USD e kontrabandës së naftës?

Në një cikël shkrimesh të botuar në fundin e viteve 1990, e përditshmja kosovare “Koha Ditore” ka zbuluar një sekret që nëse vërtetohet, do të përbënte konfirmimin përfundimtar për dyshimet që rëndojnë për lidhjet e ish-Kryeministrit, Sali Berisha me qarqe apo agjenturën serbe.

Duke bazuar artikullin e saj në dëshmi okulare, u publikua një artikull në të cilin flitet për një takim të fshehtë të Sali Berishës, në Ambasadën Jugosllave në Paris në vitin 1994.

 Sipas këtij shkrimi, Berisha, i shoqëruar nga Pjetër Arbnori vizituan Ambasadën Jugosllave në Paris në vitin 1994. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i Ambasadës, i cili nuk ishte serb, por shqiptar. Shoferi, më pas ka dëshmuar se i ka parë liderat shqiptarë teksa merrnin në çanta të mëdha 17 milionë dollarë.

Këto para u bënë objekt bisede edhe në Parlamentin e Jugosllavisë, kur lideri radikal, Vojsllav Sheshel i kërkoi shpjegime Milosheviçit për një fond prej 17 milionë dollarësh, të zhdukur në mënyrë anonime nga buxheti i shtetit. Përgjigja e Milosheviçit ishte se falë “këtij fondi”, ishte bërë e mundur që Shqipëria të shkatërrohej në atë masë, sa që “të pushtohej edhe vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Jugosllavisë”.

Paratë që Berisha përfitoi atë mbrëmje erdhën në kulmin e trafikut ndërkombëtar të naftës, me të cilën Shqipëria furnizonte Jugosllavinë e vendosur nën embargo e OKB-së. Vetë “Nju Jork Times”, denonconte publikisht që në atë kohë se “në kulmin e tij, ky trafik arrin deri në 1 milionë gallon naftë në ditë”.

Arsyet se përse Berisha përfitoi këtë shpërblim të majmë, nëse kjo lidhej me trafikun e naftës apo me ndonjë shërbim tjetër të kryer, mbeten të panjohura për publikun dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla përsa kohë Serbia do të vazhdojë të refuzojë të hapë arkivat e ish-Shërbimit Sekret UDB-së.

I tranferuar i gjithi në një godinë që prej vitit 2008, arkivi I UDB-së mbetet i ruajtur./Lexo.al

Mos Humbisni:
Pazari i Ri në një nga revistat më prestigjioze italiane: Një nga xhevahiret e Ballkanit

Close