LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . A je ti kurbani? Përgjigja e Tahirit i la të gjithë pa fjalë

A je ti kurbani? Përgjigja e Tahirit i la të gjithë pa fjalë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur prerë për mediat, duke kërkuar të shuajnë çdo kureshtje për të nesërmen e tij, nëse do të jetë në politikë apo ajo, pasi sot, atij i intereson vetëm drejtësia.

Ai ka komentuar edhe pyetjen qe i është bërë shpesh herë, e për të cilën, ka pranuar se është trembur, nëse do të bëhej ai kurban apo jo.

“Kurioziteti im sot nuk është ky, kurioziteti im është t’i shkoj deri në fund çështjes me drejtësinë. Më keni pyetur disa herë do bëhesh kurban apo nuk do bëhesh kurban dhe të them të vërtetën më fyeni me këtë pyetje.

Kurban do të thotë të mos jesh i lirë. Kurban janë edhe disa në Parlament, se nuk janë të lirë të flasin jo unë. Ka të burgosur pafund sot nga ata që janë të lirë dhe qeverisin kudo.

Ata janë kurban unë jo, unë jo dhe ju lutem shumë me kuriozitetin tuaj për të ardhmen time politike, mua më intereson drejtësia që po e bëj i vetëm përballë të gjithëve, pa parti, pa asgjë, më intereson vetëm drejtësia”, theksoi Tahiri.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close