LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . A ka frikë familja Meta nga Reforma në Drejtësi?! Kryemadhi tregon brockulla për “Nova Media Albania” në SHBA për pallatin qe i’a ka lënë baba brigadier që 14 vjeç dhe “…Zotin” gjyqtarë

A ka frikë familja Meta nga Reforma në Drejtësi?! Kryemadhi tregon brockulla për “Nova Media Albania” në SHBA për pallatin qe i’a ka lënë baba brigadier që 14 vjeç dhe “…Zotin” gjyqtarë

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin radiofonik “Nova Media Albania” në SHBA, u pyet nëse familja Meta ka ndonjë pasuri e cila të jetë vendosur në mënyrë të paligjshme. Kryemadhi tha se familja Meta nuk ka asnjë pasuri të vendosur paligjshmërisht. Ajo ka treguar edhe si e ka vendosur pasurinë dhe se çfarë zotëron.

“Pa merak. Unë kam trashëguar një shtëpi nga babai im. Ai ka qenë brigadier në atë kohë dhe ka marrë tokë ku ka ndërtuar një shtëpi ku unë nga 14 vjeç derisa u martova u bëra me fëmije e kemi atë pallat. Leja është me lejen e Edi Ramës dhe Bashës. Zoti Rama nuk donte të ma zbardhte leje, sa duket ndoshta donte 20 përqindëshin. Unë vetëm këtë pallat kam. Dhe shtëpinë që kam në Lalëz, e kjo pasuri ka ardhur për shkak të shkëmbimit të dyqaneve të pronës sime me këtë vilë në Lalëz. Ndërsa pasuria ime më e madhe nuk janë këto. Por pasuria ime më e madhe është familja.Pasuria ime është hetuar edhe nga ambasadat e huaja për shkak të thashethemeve që ekzistojnë në vendin tonë. Ne nuk duam të jemi me serbët, as me rusët, asme amerikanët që fshihen nën petkun e Serbëve, ne duhet të nderojmë flamurin tonë, të kombit tonë. Unë mamanë time e kam nga Dibra e Madhe e Maqedonisë dhe kushërinj të shumtë kam në Amerikë e mund të isha pasuruar shumë më tepër. Unë mund të isha dikush tjetër, por fati e solli të jem këtu ku jam, për shkak të aktivitetit tim. Ne dëgjojmë shumë thashetheme. Gjyqin nuk na e bëjnë as prokurorët, as gjyqtarët, por vetëm Zoti”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi më tej se reforma në drejtësi u deformua, ndërsa ka nënvizuar se vendi lëngon nga plagë të mëdha.

“Opozita e vijon betejën e saj. Sot vendi është zhytur në një krizë të thellë. Sot shqiptarët nuk kanë më para, sepse vjedh shteti dhe fitojnë oligarkët. Shqipëria, ne të gjithë jemi prezent të këtyre zhvillimeve, ka probleme të shumta sot. Ju keni parë vetë si vidhen votat, si hajdutët dhe banditët kanë marrë peng zgjedhjet, vidhen votat, te Unaza e Re ushtrohet presion. Në Shqipëri ka ndodhur reduktim popullate. Po të flasim për reformën në drejtësi, ne e dimë se në Maqedoninë Veriore, prokurorja specialja që duhej gjame të dënonte të tjerët, vetë kishte abuzuar dhe u dënua me burg për korrupsion. Në BE thonë se Shqipëria kontrollohet nga banditët dhe kriminelët. Njerëzit harrojnë se LSI ka mbështetur reformën në drejtësi, pavarësisht se u deformua. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kushdo që ka shkelur ligjet, do dënohet një ditë”, u shpreh Kryemadhi.

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close