LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . A ka ligj që mund t’ia lidh gjuhën “zorrave qorre” të PD-së që përbaltin e shantazhojnë çdokënd për ca aspra?!

A ka ligj që mund t’ia lidh gjuhën “zorrave qorre” të PD-së që përbaltin e shantazhojnë çdokënd për ca aspra?!

Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën, me anë të një postimi në rrjetet sociale, pasi sipas “këshilltarit” të Merkel, shumë shprejt do të bëhen publike disa dokumenta, që e implikojnë atë direkt në afera d.roge.

Sigurisht, deklarata e tij bazohet sërish mbi një koment të Martin Henze, gjermani që Berisha dhe shpura e tij e v.rasësve, shpifsëve dhe hajdutëve… e shet si këshilltarin e Merkel-it dhe partisë CDU.

Sipas Berishës, “këshilltari” i CDU Martin Henze ka informuar për ekzistencën dhe publikimin se shpejti të fakteve rreth familjes së kryeministrit Rama.

Po kush është Martin Henze? Askush, përveçse “zorra qorre” e PD-së, që shëtit rrugëve të europës për të fituar “bukën e gojës”, përmes shpifjeve dhe akuzave të pabaza, pa kurrëfarë ndryshimi me kryezorrat e PD-së, që fjalëve të tyre u vjen era, pa hapur gojën akoma.

Martin Henze është një sharlatan dhe mashtrues ordiner, i cili i bënë nder vetëm fantazisë perverse të kryezorrave të SHQUP-it, për të ngrënë me garuzhde, atë që nuk po i ndahen prej kohësh…!

“Zorra qorre” e PD-së, nuk ka asnjë lidhje me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe aq më pak me CDU-në gjermane. Ai merret me konsulencë strategjish ndërkombëtare dhe është një studiues mbi sigurinë dhe privatësinë në internet.

Edhe më herët, njësoj si Berisha, vet Lulzim Basha e ka cituar Martin Henze si këshilltar i Merkel, i cili do zgjidhte krizën në Shqipëri, sipas një plani konkret që i delegohej nga Gjermania.

I prezantuar para publikut si Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU, Henze nuk figuron aspak si anëtar i CDU, kjo e pranuar zyrtarisht nga vetë partia në fjalë.

Madje, për habi të gjermonit, Henzen e kemi parë dhe në protestat e PD-së në Tiranë! Sepse sharlatanin nuk e qasin as tek dera e partisë në fjalë, njësoj si kryezorrat e SHQUP-it!

Të vetmet dyer që i rrinë hapur këtij mashtruesi ordiner, janë dyert e PD-së, të cilin e përdorin sa herë i lipset nevoja të përbaltin dikë… deri sa ligji, t’ia lidhi njëherë e mirë gjuhën./Ekskluzive.al

Loading...
More in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
G.rabitja në Rinas: Del video që liron “Dajën” nga akuzat! A ka Prokuroria ndonjë as të fortë nën mëngë kundër tij?!

Close