LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . A mund të jetë ai “miku” shumë i madh?

A mund të jetë ai “miku” shumë i madh?

Në një raportim të mëparshëm, theksuam se njeriu me penisin më të gjatë në botë, Johan Falcon, ka vendosur ta dorëzojë organin e tij tek një muze i specializuar.

Kjo do ndodhë kur ai të vdesë.

Penisi i tij shkon në 34 centimetra gjatë ereksionit.

Por a ka një penis që është shumë i madh?

Urologu gjerman Tobias Pottek u përgjigjet disa pyetjeve.

 

A keni pasur pacientë që vuajnë nga penisi i stërmadh?

Jo, gjatë karrierës time nuk ka pasur kurrë një rast të tillë. Unë punoj në një qytet të madh si Hamburgu dhe trajtoj njerëz nga etni të ndryshme. Natyrisht ka diferenca në madhësi, por nuk ka pasur kurrë një rast që dikush të ankohet nga problemet me penisin e madh.

Po me partneret e tyre?

Edhe në këtë rast, pacientët e mi kurrë nuk kanë raportuar probleme seksuale. Duhet të keni parasysh se abdomeni i grave është i tillë që lind një fëmijë, vagina është gjithmonë elastike.

Nga varet madhësia e penisit?

Varet nga madhësia e trupit, trashëgimia gjenetike, prejardhja, pra është pak a shumë e paracaktuar.

Po me ekstremin tjetër, meshkujt që e kanë penisin e vogël?

Pacientë të tillë kemi shpesh. Zakonisht penisi zmadhohet, por ky është një operacion i komplikuar dhe i rrezikshëm. Ne nuk e rekomandojmë. Është e mundur që penisi të zgjatet me një pajisje mjekësore, një procedurë që zgjat një vit. Megjithatë fitohen shumë pak centimetra, që në disa raste mund të jenë edhe vendimtare. Shumë pacientë unë i referoj tek psikologu, pasi shpesh penisi perceptohet si i vogël subjektivisht, edhe nëse është mesatar.

Loading...
More in Shendeti
Që fëmija të lindë më shpejt, duhet të bëni seks

Close