LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . “A ndodhi vërtetë? Një ëndërr!”, Elhaida Dani na bëri krenarë edhe një herë

“A ndodhi vërtetë? Një ëndërr!”, Elhaida Dani na bëri krenarë edhe një herë

Prej disa kohësh, Elhaida Dani është duke zhvilluar turneun e muzikalit “Notre-Dame de Paris”, ku ajo interpreton Esmeraldën. Kjo është një arritje e madhe për Elhaidën, e cila po i ngjit shkallët e suksesit me hapa të shpejtë.

Në një intervistë për revistën Class, në fund të muajit të kaluar, ajo u shpreh e emocionuar që për pak ditë do të interpretonte në Arenën e Veronës, që për të ka qenë një ëndërr fëmijërie. Epo, Elhaida e ka realizuar këtë ëndërr me shumë sukses duke na bërë krenarë për të disatën herë.

“Që e vogël ëndërroja të këndoja në ‘Arena di Verona’, një artist e di mirë çfarë do të thotë… Unë mezi po pres ta prek këtë skenë për herë të parë. Madje, do të jetë dhe hera e parë që familja ime do të vijë të më shoh të performoj Esmeraldën dhe kjo e bën këtë gjë akoma më speciale’, -është shprehur Elhaida.

Më në fund, ajo e ka prekur skenën e madhe të ‘Arena di Verona’ dhe nuk mund të ishte ndryshe përveçse një ëndërr. Elhaida ka ndarë disa foto në Instagram, në një prej të cilave shkruan: “A ndodhi vërtetë? Një ëndërr!”

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close