LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kronik . A.rrestohet Sali Berisha në Pejë

A.rrestohet Sali Berisha në Pejë

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, i quajtur Sali Berisha është vënë në pranga nga Policia e Krimeve Ekonomike. Arrestimi i këtij Gjykatësi është bërë për shkak se akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Arrestimi i gjyqtarit të quajtur Sali Berishës që për koeçidencë është i njëjtë me emrin të ish-kryeministrit të Shqipërisë, është konfirmuar nga kryetari i Gjykatës Sami Sharraxhiu.

“Nga krimet ekonomike në Prishtinë është arrestuar gjykatësi Sali Berisha. Nuk e di për çfarë vepre penale, por mund të ju konfirmoj se është arrestuar”, ka thënë Sharraxhiu.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhëdhësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu, i cili ka thënë se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për shpërdorim detyre.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close