Home . Aktualitet . Abuzimet e LSI te hekurudhat/ Ish zv.drejtorin Mahmutaj e ka në burg në Itali për 76 kile kokainë. Punonjësit marrin paga pa shkuar në punë… Llalla hesht!

Abuzimet e LSI te hekurudhat/ Ish zv.drejtorin Mahmutaj e ka në burg në Itali për 76 kile kokainë. Punonjësit marrin paga pa shkuar në punë… Llalla hesht!

Mjafton që një Ministri apo një drejtori të përgjithshme apo të thjeshtë ta marrë në dorë një përfaqësues i LSI dhe e ke të garantuar shkatërrimin e saj. Madje ke të garantuar dhe abuzimin maksimal, pasi nuk shihet për të bërë ndonjë punë, por thjesht dhe vetëm për te vjedhur dhe për t’i lënë asaj ndërmarrjeje apo Ministrie vetëm “skeletin”.

Ata drejtues që e kanë marrë në drejtim pas 25 qershorit një ministri apo një drejtori të drejtuar më parë nga LSI, janë përballur me “tokën e djegur” të lënë pas nga këta titullarë të LSI. Ata rrjepin gjithçka.

Rasti më konkret është Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës, e cila është kthyer në “dorë e ngrohtë” e abuzimeve për LSI. Ky institucion i rëndësishëm i ekonomisë për pesë vjet është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet nga administratorë partiakë të LSI dhe gjendja aktuale e saj është një batërdi e tërë ekonomike, financiare dhe funksionale. Njëri prej të cilëve, ish zv.drejtori Bujar Mahmutaj është arrestuar në Itali si trafikant droge me 76 kilogramë kokainë në posedim për ta trafikuar. I emëruar nga Meta dhe Monika si të gjithë drejtusit e tjerë të LSI në postet më të larta të shtetit shqiptar, bashkë dhe me Klemend Balilin. Dhe së bashku me konstatimin, duke ju referuar burimeve konfidenciale ka fakte që vërtetojnë disa nga shkeljet më të mëdha që janë konstatuar në këtë institucion, sidomos gjatë dy viteve të fundit.

Punësimi pa kriter të personelit drejtues është një nga abuzimet e sjella në vëmendje. Nga fillimi i këtij viti deri në muajin qershor 2017, u punësuan me porosi partiake punonjës, duke shkelur jo vetëm kriteret e marrjes në punë, por duke tejkaluar edhe numrin e fuqisë punëtore të planifikuar nga Bordi Drejtues i ndërmarrjes.

Kjo situatë është përqendruar veçanërisht në Drejtorinë e Infrastrukturës, ku burimet thonë se: shumica e të punësuarve nuk janë paraqitur në punë, por pagën e kanë marrë dhe vijojnë ta marrin edhe sot e kësaj dite. Dhe të tillë nuk ishin pak, por afro njëqind persona. Mekanizmi i zgjodhur  për të realizuar këto punësime janë kontratat 3-mujore, që kushtëzonin dhe largimin e tyre pas zgjedhjeve. Kjo shkelje e rëndë u shoqërua me kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Durrës, mirëpo ende nuk kanë filluar hetimet. Pasi Llalla e ka shumë të vështirë të hetojnë ndonjë të Metës dhe Berishës./Pamfleti.com

Komento
Mos Humbisni:
Manastirliu në Dibër: Bonus deri në 2.5 milionë lekë për mjekët që shkojnë në rrethe. Furnizim me barna për 90 Qendrat Shendetesore në zonat e thella për periudhën e dimrit ​

Close