LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Adelina: ‘RTK’ strehë e lavireve të SHIK-ut

Adelina: ‘RTK’ strehë e lavireve të SHIK-ut

Në faqen zyrtare të këngëtares Adelina Ismaili, është postuar një mesazh ku thuhet se ajo asnjëherë nuk ka thënë: “Do të prodhojmë lavire dhe kriminelë”. Ajo thotë se duhet shikuar intervista në RTV 21, e jo në RTK, pasiqë në këtë televizion i janë mbyllur dyert.

Në këtë mesazh shkruhet veç tjerash: “goodbye SHIK, ka ardhur koha të mos na vrisni më”. Gjithashtu shkruhet se ka mbi 7 vite që Adelina nuk ka dhënë intervistë në RTK. Më tutje, në mesazh, shkruhet se “RTK është strehë e lavireve”.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar miq. Shumica nga ju keni lexuar në media të caktuara, të shkruara, qe Adelina paska thënë “Do të prodhojmë lavire dhe kriminelë”… NE JU FTOJMË TË DËGJONI INTERVISTËN E PLOTË DHËNË PËR RTV21 (DHE JO RTK, NË ASNJË MËNYRË), INTERVISTË E CILA NXEHU SHUMË GJAKRA TË ATYRE GJARPËRINJVE QË PO E NDRROJNË LËKURËN E FUNDIT NË KOSOVË, SE ÇFARË U PËRGJIGJ ADELINA NË TË VËRTETË. JU VLERËSONI. Good bye SHIK. Ka ardhur koha të mos na vrisni më. Të mos na gënjeni,të mos na shaktërroni, të mos na manipuloni, të mos na cenzuroni, të mos na bëni lavazh truri, të mos shkatërroni të mirat e fundit që i ka ky vend.

P.S: Adelina Ismaili ka mbi 7 vite që nuk ka dhënë intervistë në RTK. Adelina Ismaili mbetet persona non grata në RTK, aty ku laviret e vërteta të Shik-ut kanë gjetur strehimin kohë të gjatë. Dhe jo më.

Loading...
More in Kryesore, Lifestyle
Arratisja spektakolare, arrestohet 22-vjeçari i dënuar për vrasje

Close