LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Adoleshentja 29 kg që kishte vetëm 2 ditë jetë shpëton mrekullisht

Adoleshentja 29 kg që kishte vetëm 2 ditë jetë shpëton mrekullisht

Adoleshentja anoreksike peshonte 29 kilogramë dhe i thanë se kishte vetëm 48 orë jetë, por ajo shpëtoi nga sëmundja mrekullisht. Ajo ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale, ku duket ndryshimi i saj.

Gemma Walker u diagnostikua me anoreksi nervore dhe bulimi në moshën 14­vjeçare. Doktorët e paralajmëruan se do të vdiste nëse nuk merrte trajtim.

Gjatë 7 viteve që pasuan ajo u shtrua 3 herë në spital, ku u mbajt nën kujdesin e rreptë të mjekëve Tani, në moshën 22­vjeçare, Gemma ka postuar fotot se si ishte dhe si është rikuperuar, dhe po feston muajin e gjashtë të të pasurit shëndet të plotë.

Ajo ka postuar fotot me shpresën që të frymëzojë njerëzit e tjerë të luftojnë çrregullimet e të ngrënit.

“Është e vështirë për mua t’i hedh sytë përsëri tek ato foto. E shoh çdo foto dhe e kujtoj shumë mirë se si ndihesha. Doja të vdisja. Kanë qenë vitet më të tmerrshme të jetës time, duke kontrolluar çdo mëngjes nëse akoma arrija të merrja frymë”.

Ndërkohë, babai i saj, Steve, u shpreh: “Ishin vitet më të vështira dhe më të tmerrshme të jetës sonë. Çdo mëngjes shkonim dhe e kontrollonim nëse po merrte akoma frymë. Ndonjë natë uleshim në tokë, pranë shtratit të saj, vetëm që të ishim me të. Nuk kishim se çfarë të bënim tjetër”.

Loading...
More in Shendeti
Mos ngrënia e mëngjesit nxitë sulmin në zemër

Close