LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Aeroporti i Vlorës, Hyseni: Çmimet më të lira se Rinasi, gati brenda mandatit

Aeroporti i Vlorës, Hyseni: Çmimet më të lira se Rinasi, gati brenda mandatit

Deputeti i PS, Alket Hyseni u shpreh në Report Tv se aeroporti i Vlorës parashikohet që të ndërtohet brenda këtij mandati qeverisës, ndërsa investimi do të çlirojë shqiptarët nga biletat e shtrenjta që janë aktualisht nga Rinasi. Hyseni falënderoi edhe deputetin e PD që është zgjedhur në Vlorë, Shehaj që votoi pro projektit, ndryshe nga deputetët e tjerë të opozitës.

Po bëhen hapa të kujdesshëm, kontrata do të kalojë dy herë në parlament. Që të mos katandisemi pas disa vitesh, projekti do të jetë në përputhje me interesat e vendit. Investimi do të jetë 100 mln euro, 1 mijë vende pune. Impakti në punësim do të jetë shumë i madh, do u mundësojë shqiptarëve bileta me çmime më të lira.

Çmimet nga Rinasi janë më të shtrenjtat në Europë nga taksat aeroportuale, kjo ndryshon, pasi aeroporti i ri do të jetë më i madh dhe kapacitete më të mëdha. Të tre kompaninë janë serioze dhe të fuqishme, është koncorsiumi më i madh që mund të ketë ardhur në Shqipëri. Kontrata do të jetë me leverdi për Shqipërinë, do të shtohen fluturimet dhe cilësia. Brenda një ore Vlora do të jetë shumë më afër Tiranës me rrugët që po bëhen.

Falenderoj edhe deputetin e Vlorës nga opozita që u shkëput duke votuar. Opozita mendon se po të ishte vetë do të vidhte. Synimi është që aeroporti të përfundojnë brenda mandatit të kësaj qeverie. Shfrytëzimi mund të jetë 25-30 vite, lidhur me marzhin e fitimit, por edhe shteti të ketë përfitimet e tij’ deklaroi ai në Report Tv.

Por, deputeti i PD Agron Shehaj, ka sqaruar votën e tij pro ndërtimit të aeroportit të Vlorës sot në Komisionin e Ekonomisë, ku anëtarët e PD dhe LSI votuan kundër. Shehaj shkruan në ‘Facebook’ se vota e tij ishte pro aeroportit dhe jo aferës korruptive. Shehaj iu kërkon ndjesë qytetarëve të Vlorës dhe demokratëve që, sipas tij, mund të jenë lënduar nga ky keqkuptim, duke sqaruar se vota e tij në seancë plenare do të jetë kundër kësaj afere korruptive./e.e

Loading...
Mos e Humbisni
Mashtrues, kthejani opozitën të zotërve!

Close