LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Agjensia bullgare e lajmeve: 2018-ta, një vit i rëndësishëm për Shqipërinë

Agjensia bullgare e lajmeve: 2018-ta, një vit i rëndësishëm për Shqipërinë

Sinjalet pozitive të Brukselit për hapjen e negociatave me vendin tonë gjejnë një reflektim tashmë edhe në shtypin bullgar.

Në vizitën e tij në Bruksel, Kryeministri Rama u takua gjatë javës së shkuar me presidentin e BE-së, Donald Tusk, kryekomisionerin Junker, me kryediplomaten Mogherini dhe disa funksionarë të tjerë të lartë të Unionit, të cilët në unison vlerësuan të progresin e deritanishëm reformave, duke theksuar se shpresojnë në një vendim për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në fillim të vitit të ardhshëm.

“Shqipëria beson se 2018-ta do të jetë një vit i rëndësishëm për të dhe rajonin, pasi është e bindur që ajo dhe vendet fqinje kanë treguar përkushtim dhe vendosmëri drejt projektit euro-atlantik”, shkruan “IBNA”, një agjensi me qendër në Burgas. Në këtë artikull, agjensia përdor gjerësisht citimet e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Në 1 janar 2018, Këshilli i Europës do të vendoset për gjashtë muaj nën presidencën bullgare, me Sofjen zyrtare që ka bërë të qartë se do të shfrytëzojë këtë presidencë për të shtyrë përpara me vendosmëri projektin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

Lajmin mund ta gjeni edhe në linkun poshtë në gjuhë të huaj

http://balkaneu.com/2018-is-an-important-year-for-albania-and-the-region/

Loading...
Mos e Humbisni
Dy dilemat për Kryeprokurorin

Close