LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ahmetaj: Ekonomia shqiptare performon nën potencialin e saj

Ahmetaj: Ekonomia shqiptare performon nën potencialin e saj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të martën se ekonomia shqiptare po performon nën potencialin e saj. Në fjalën e tij, në ceremoninë e organizuar në 10-vjetorin e Autoritetit të Konkurencës, Ahmetaj theksoi se ngadalësimi i ekonomisë lidhet me konsumin dhe me konkurrencën.

“Një nga elementët që qeveria ndërmori me paketën fiskale ishte taksa progresive, e cila çliroi konsumin për 97 % të shqiptarëve”, vuri në dukje ministri Ahmetaj. Sipas tij, edhe të dhënat e dy muajve të fundit të konfirmuara nga institucionet e statistikave, treguan që ka një rritje konsumi dhe importesh që është domethënëse edhe për psikologjinë e 97 % të të punësuarve që kanë përfituar nga taksat progresive. Kreu i MZHES-s foli edhe për kredinë e aprovuar nga Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, javën që shkoi.

Ai e cilësoi atë, si marrëveshje me ekonominë shqiptare, jo thjesht me qeverinë shqiptare. Sipas tij, shtyllat kryesore të marrëveshjes kanë të bëjnë me stabilitetin financiar, zhvillimin, kanë të bëjnë me konkurrencën e lirë dhe kjo e lidhur me modelin e ri ekonomik që po tentohet të kryhet.

“Nëse ne besojmë se ekonomia shqiptare nuk ka më kapacitet të marrë borxh, shikon rënie të të ardhurave nga emigrantët dhe remitancat, akoma nuk kemi rritje eksportesh, atëherë kemi vetëm një instrument dhe ai është hapja e tregut shqiptar ndaj investimeve vendase dhe të huaja”, tha Ahmetaj. Por, vijoi ai, që ky treg të konsiderohet i hapur do të duhet që të ketë një konkurrencë të shëndetshme në favor të përfshirjes në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen ekonomike të aktorëve dhe faktorëve, pa kushte dhe pa klauzola monopol.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Ukraina, Blushi: Shteti shqiptar të mbajë qëndrim serioz
Close