LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . AKKP kompenson pronarët nga legalizimet: 5 këste, dalin emrat e përfituesve

AKKP kompenson pronarët nga legalizimet: 5 këste, dalin emrat e përfituesve

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pro- nave ka miratuar dje kompensimin financiar për 25 pronarë, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimet pa leje. Përmes një njoftimi zyrtar AKKP bënte me dije se më datë 09.05.2014, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. “Në përfundim të këtij procesi, është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt (në total 57%) për 25 (njëzetepesë) kërkesa dhe kësti i katërt (10%) për 1 (një) kërkesë, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfituese jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp”, thekson në njoftim Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. AKKP njofton gjithashtu subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim. 

13 milionë dollarë
Për vitin 2014 qeveria ka vendosur në dispozicion të procesit të kompensimit të pronarëve të prekur nga ndërtimet pa leje fondin prej 1.3 miliardë lekë, rreth 13 milionë dollarë. Për vitin 2-14 ky fond ishte 16 milionë dollarë. Në rreth 15 vendime të Këshillit të Ministrave (Qeverisë Berisha) lidhur me kompensimet e pronarëve tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje, deri tani është ndarë vetëm 57% e fondit për 11 vendime. 

Aplikimi
 

Të dhënat e subjekteve përfituese janë të evidentuara në listat që u bashkëlidhen Vendimeve të Këshillit të Ministrave ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani. Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 mijë lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë. Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave. Kërkohet gjithashtu dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Të interesuarit duhet të paraqesin gjithashtu vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës, fotokopjen e dokumentit të identifikimit, certifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit si dhe mandat-pagesën për shumën 2 000 (dymijë) lekë për çdo aplikim të veçantë.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Tregtonin armë dhe lëndë plasëse, policia arreston 2 persona në Berat

Close