LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kronike . Aksidenti i rëndë tek Ura e Tabakëve, publikohet video-ja

Aksidenti i rëndë tek Ura e Tabakëve, publikohet video-ja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë Urës së Tabakëve në Tiranë. Një motor është përplasur me një makinë tip Benz. Siç mund ta dallohet edhe nga pamjet motori i cili drejtohej nga 35-vjeçari A.G ka goditur nga mbrapa makinën.

Kjo ka bërë që motori të bjerë në tokë, ndërkohë që drejtuesi i tij dhe një 34-vjeçar tjetër të plagosen rendë. Kjo për faktin se nga përplasja motori ka rrëshqitur në asfalt dhe shenjat e gjakut janë të dukshme.

Policia thotë se shoferi i motori dhe pasagjeri janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka sjellë edhe trafik pranë Rrugës së Elbasanit.

Mos humbisni:
Në Republikën e re…. nuk ju vras më!

Close