Home . Aktualitet . Aksidentohet në Maqedoni, Arben Ahmetaj: Ish-ministri i Financave shtrohet në spitalin e Kumanovës

Aksidentohet në Maqedoni, Arben Ahmetaj: Ish-ministri i Financave shtrohet në spitalin e Kumanovës

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tabanoc – Kumanovë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rreth 14 persona, mes të cilëve edhe ish ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, raportojnë mediat vendase.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar ndjeshëm.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore pasi raportohet të ketë marrë plagë e lëndime të shumta trupore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Mos Humbisni:
Super-katamarani me hidrogjen niset në xhiron rreth botës nga Franca (Video)

Close