LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Aksident në Mullet, vdes vajza e ish-ambasadorit në Romë, plagoset gazetari Çim Peka (Foto)

Aksident në Mullet, vdes vajza e ish-ambasadorit në Romë, plagoset gazetari Çim Peka (Foto)

Një 29-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa gazetari Çim Peka dhe një tjetër person janë plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në zonën e Mulletit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë ka humbur jetën 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit tonë në Romë, Llesh Kola, ndërsa janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, gazetari Çim Peka dhe shtetasi Emiljano Pelushi.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se automjetet e përfshira në aksident janë një “Benz” me targë AA 099 GB që drejtohej nga Peka dhe një “Audi” me targë AA 566 HP, e drejtuar nga Pelushi.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, gazetari Çim Peka ka pësuar disa shembje në trup dhe një dëmtim të lehtë në qafë.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Në vendin ku ndodhi aksidenti është parë edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

fleura kola

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Evropianët, tradhtarët më të mëdhenj

Close