LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Aktori tradhton bashkëshorten, falja në Twitter thyen rekord komentesh!

Aktori tradhton bashkëshorten, falja në Twitter thyen rekord komentesh!

‘Të lutem më fal dhe prano pendimin tim. Nuk meritoj të jem i falur dhe do të jetë e vështirë për mua të justifikoj të gjithë të keqen që kam shkaktuar’. Është ky komenti i një prej aktorëve më të famshëm kinezë, drejtuar bashkëshortes së tij dhe publikuar në Weibo, mikroblogu më i lexuar në vend.

Ylli televiziv kinez është i martuar prej 8 vjetësh me artisten Ma Yili. Në ditët e kaluara janë shpërndarë disa foto kompromentuese në të cilat ai është në shoqërinë e një tjetër femre, Yao Di, të dy protagonistë në një show televiziv.

Edhe bashkëshortja është përgjigjur gjithmonë në Weibo:’Të jesh i dashuruar është e lehtë, i martuar nuk është. Nevojitet të kesh shumë kujdes’

Komenti ka thyer çdo rekord vizitash në historinë e rrjeteve sociale në Kinë, ku janë përgjigjur rreth 2 milion komentues dhe të gjithë pothuajse negativisht dhe komentet vazhdojnë të rriten:’Na ke zhgënjyer të gjithëve. Fitove famën duke u prezantuar si një person i mirë dhe si një baba i përkushtuar, tani na del se je realisht vetëm një hipokrit’, është ky njëri nga shumë komentet e Weibo.

Loading...
More in Lifestyle
Miley Cyrus zbulon gjoksin (Foto)

Close