LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Aktualitet “National Geographic”: Shqipëria mes 21 vendeve për t’u vizituar në 2018

Aktualitet “National Geographic”: Shqipëria mes 21 vendeve për t’u vizituar në 2018

Jeni duke kërkuar për aventurën tuaj të fundit? Epo në këtë rast ju vjen në ndihmë prestigjozja National Geographic e cila sjellë një listë me 21 vendet më të mira që duhet të vizitohen për vitin 2018. Dhe  e dini çfarë? Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

Teksa shkruan për bukuritë e vendit tonë, National Geographic e vë theksin te pasuritë e shumta nënujore që ne kemi, thesare ende të pazbuluara që presin zhytësi.

“Ujësjellësit e fundosura, rrënojat e anijeve dhe shpellat e rralla janë disa nga thesaret relativisht të paprekura që presin zhytësit në Shqipëri. Dekadat e izolimit nën udhëheqjen komuniste të Enver Hoxhë, penguan zhvillimin e trashëgimisë kulturore nënujore, e veçanërisht asaj jashtë bregut jugor.”, shkruan prestigjosja.

Ajo na sjellë edhe një fakt argëtues, ku shkruan se: Enver Hoxha ndaloi zhytjen e mrekullueshme e scuba për të parandaluar që shqiptarët të iknin. Detajë që ndoshta as ne vetë nuk e dinim.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Droga drejt Greqisë: Zbulohen lëvizjet e gomones dhe se si funksiononte grupi

Close