LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Akuza bombë e Tahirit pas vendimit të gjykatës: Montim nga jashtë sistemit

Akuza bombë e Tahirit pas vendimit të gjykatës: Montim nga jashtë sistemit

Gjykata ka shtyrë dhënien e vendimit për Saimir Tahirin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve n.arkotike si pjesë e një grupi të strukturuara k.riminal.

Duke dalë nga gjykata, Tahiri tha se policët që akuzohen sot nga prokuroria si pjesë e grupit k.riminal, janë ata që kanë denoncuar Habilajt për trafik ndërkombëtar.

“Akuza është se unë jam pjesë e një grupi k.riminal bashkë me disa policë, të cilët nuk kanë qenë në detyrë në Vlorë në atë periudhë.

Madje, këta policë kanë denoncuar vetë Habilajt dhe ata e kanë nisur këtë proces ku jam unë i akuzuar. Është vendimi i Anti-mafias italiane, që i shpall këto akuza të gënjeshtërta. Sot u provua tërësisht, se ato akuza nuk janë të faktuara”, tha Tahiri.

Tahiri bëri gjithashtu deklaratën e fortë, duke thënë se, ky është një montim që i bëjnë nga jashtë sistemit të gjykatave. Duke lënë të kuptohet, se është dikush i fuqishëm në politikë, që kërkon dënimin e tij. Seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator, ora 09:00.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Prokuroria kërkoi 12 vite b.urg për Tahirin, ja çfarë vendosi Gjykata

Close