LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Akuzojnë SHBA për deklaratën e DASH! Rusët të lumtur për një derë të hapur qe i’u la Europa në Maqedoni dhe Shqipëri duke i lënë jashtë BE-es!

Akuzojnë SHBA për deklaratën e DASH! Rusët të lumtur për një derë të hapur qe i’u la Europa në Maqedoni dhe Shqipëri duke i lënë jashtë BE-es!

Më në fund të orgazmuar kanë reaguar edhe rusët për mospranimin e Maqedonisë dhe Shqpërisë në BE nëpërmjet zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova.

Në reagimin e saj zëdhënësja Zaharova pyeti se me cilën pjesë të këtyre dy vendeve kufizohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar përtej oqeanit për anëtarësimin e tyre në BE.

“Unë mund të kuptoj një diplomat amerikan që përzien Arkhangelsk me Severodvinsk. Një vend i huaj, ata nuk kishin asnjë hartë gjeografike. Por me cilën pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kufitzohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar për integrimin e tyre në një kontinent tjetër, këtë Departamenti i Shtetit duhet ta dijë “, ka shkruar Zaharova në Twitter, si përgjigje të urdhrit të dhënë në Twitter të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus, e cila ka postuar në Twitter se Uashingtoni është shumë i zhgënjyer nga vendimet e fundit të liderëve të BE-së.

Zaharova gjithashtu shkruan se e kupton që me largimin e Britanisë së nga BE duhet të plotësohet zbrazëtira, por vetë Brukseli duhet të kuptojë se çfarë i pret ata nëse këto dy vendet bëhen anëtare të BE-së, është shprehur Zaharova, për Sputnik.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Bledi Mane: K*rvë Europa karak*rvë Shqipëria

Close