LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Alarm i rremë për tërmetet, Sandër Lleshaj zbulon prapaskenat e rënda: Nuk i bëj dot as komente, aq e shëmtuar është

Alarm i rremë për tërmetet, Sandër Lleshaj zbulon prapaskenat e rënda: Nuk i bëj dot as komente, aq e shëmtuar është

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me lajmin e rremë që u publikua nga portali Syri.net ku paralajmëronin për një tërmet të fuqishëm duke përhapur panik tek qytetarët dhe duke i bërë që të dalin nga banesat.

Lleshaj ka thënë se dy gazetarët e shoqëruar nuk janë njerëz të thjeshtë, por janë paguar që të bëjnë pikërisht atë që ndodhi mbrëmë në Tiranë, duke krijuar panik. Sipas Lleshajt lajmi i publikuar ishte i pa moralshëm dhe kundër çdo veprimi normal që do të bënte një shqiptarë. Ndër të tjera Lleshaj tha se ky lajm që krijoi mjaftë panik në kryeqytet mund të shkaktonte edhe dëme më të mëdha, ku si pasojë e panik mund të krijoheshin ngjarje kriminale.

Lleshaj tha:

“Nuk i bëj dot as komente, aq e shëmtuar është. Ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga një tërmet dhe një valë e madhe solidariteti, pati një tendence të turpshme për të krijuar probleme shtese dhe panik për të bërë të kundërtën që do të bënte çdo shqiptar.” ka thënë fillimisht Lleshaj.

“Situata për panikun që u përhap është e pazakontë, është e rrallë, jemi në një situatë.. , është e pamoralshme e pandershme e rrezikshme. Pasi në mes të panikut u tentua të krijohen probleme , u krijua hapësirë për krimin për fenomene te tjera. Pastaj bllokim të trafikut. Tirana ka trafik të rënduar në çdo kohë dhe kjo që nxorën në rrugë është jashtëzakonisht i dëmshëm. Ata duhet të përballen me drejtësinë. Bëhet fjalë për përpjekje të mirë llogaritura. Jo se u angazhuan qytetarët të papërgjegjshëm, Por të paguar për të krijuar atë që u krijua për pak momente”.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close