LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Alarm për terrorizëm në Sidnei, dyshohet se terrorist të ISIS morën peng 13 shtetas

Alarm për terrorizëm në Sidnei, dyshohet se terrorist të ISIS morën peng 13 shtetas

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në qëndër të qytetit australian Sidnei, mëngjesin e sotshëm. Vetëm pas disa orësh ai ka paraqitur kërkesat e tij, njera prej të cilave ishte që të valëvitej flamuri i ISIS-it.

Nga të dhënat e raportuara orët e para të mëngjesit të sotëm, dyshohej se numri i personave të marrë peng ishte 13 dhe ai i autorëve të ishte dy. Po ka qenë shefi i Policisë së Shtetit të New South Wales, Andrew Scipione i cili  konfirmoi se është vetëm një person i armatosur në ndërtesën ku mbahen peng një numër i panjohur personash, tre prej të cilëve dolën nga ndërtesa pak minuta më parë.

Po sipas raportimeve të policisë, në dhomën ku personat janë marrë peng është parë një flamur i Islamit me ngjyrë të zezë, ku në të kishte disa mbishkrime. Policia vijon operacionin për këtë ngjarje, me qëllim nxjerrjen e personave nga ndërtesa dhe lënien e tyre të lirë.

Rrjeti televiziv australian, Network 10, tha se ka folur me dy persona të rrëmbyer me telefon, të cilët kanë thënë se i armatosuri i ka vendosur dy bomba në kafene dhe dy të tjera diku në qytet.

12:00-Personi i armatosur po vazhdon t’i mbajë peng një numër njerëzish ne nje kafene. Pengmarrja vijon prej disa oresh.

Pamjet e sotme televizive tregonin se së paku 3 vetë qëndronin me duar të ngritura lart për dritare dhe shihej një flamur me ngjyrë të zezë me shkronja arabe. Dëshmitarët kanë dëgjuar krisma te zhurmshme që dukeshin si të shtëna nga arma.

Pas gjashtë orësh, tre persona janë parë duke u larguar të sigurt nga ndërtesa ku ishin rrëmbyer, ndërsa dy të tjerë u larguan pak më vonë.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, tha se incidenti mund të jetë i motivuar politikisht, ndërsa komisionari rajonal i policisë, Andrew Scipione, tha se duket se “është në përputhje me ngjarje terroriste”.

Raportet e fundit thonë se rrëmbyesi ka kërkuar që të bisedoje me kryeministrin Abbott, por policia nuk ka bërë komente të menjëhershme.

Ora 11:00-Rrjeti televiziv australian, Network 10, tha se ka folur me dy persona të rrëmbyer me telefon, të cilët kanë thënë se i armatosuri i ka vendosur dy bomba në kafene dhe dy të tjera diku në qytet.

Sipas tyre, negociatorët ishin në kontakt me personin e armatosur.
9:23 Pengmarrësi bën të ditur kërkesat e tij për qeverinë australiane nëpërmjet pengjeve: “Dua të shpaloset flamuri i ISIS-it; dua të flas me Kryeministrin e vendit.” Njëkohësisht ai ka bërë të ditur se ka vendosur dy bomba brenda në kafene, përveç dy të tjerave që i mban vetë.

7:33 Reporteri i “Channel 7” Chris Reason, raporton duke parë brenda kafenesë, se janë parë rreth 15 pengje, “gra, burra, të rinj dhe të vjetër. Personi i armatosur i detyron ata të qëndrojnë përkundër dritareve.”

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron shkruan në Twitter: “Unë u informova brenda natës për atë që ndodhi në Sydnei. Është thellësisht shqetësuese dhe mendimet e mia janë të përqëndruara tashmë aty.

7:23 në një fotografi shfaqet një prej dy grave, mundet punonjëse të kafenesë, që kanë arritur t’iu shpëtojnë pengmarrësve.

7:15: Kryeministri Tony Abbott ka deklaruar për herë të dytë mbi situatën: “Ky është një incident shumë shqetësuese. Është thellësisht tronditëse që njerëz të pafajshëm mbahen peng nga një person i armatosur për motive politike. Megjithatë, mund të them se policia e “New South Wales” dhe agjencitë e tjera i janë përgjigjur këtij incidenti me profesionalizëm.”

Loading...
More in Bota, Kryesore
24 vjet PD, Basha: Gjeneza e një rilindje të vërtetë, ngjarja më madhore në historinë e vendit

Close