LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Alban Skënderaj tregon se kush është krenaria më e madhe në këtë rrugëtim artistik

Alban Skënderaj tregon se kush është krenaria më e madhe në këtë rrugëtim artistik

Alban Skënderaj ka treguar emocionet që ka para koncertit në Tiranë. Alban Skënderaj përmes një postimi në Instagram, ka falënderuar publikun për përkrahjen e vazhdueshme. Ai ka bërë të ditur se tashmë biletat për koncertin e 27 shtatorit janë shitur dhe thotë se krenaria e tij më e madhe gjithmonë janë publiku.

“Mirënjohjen time nuk dua t’jua tregoj me fjalë por me vepra. Shpresoj të jetë një shfaqje në lartësinë e pritshmërive tuaja. Krenaria ime më e madhe në këtë rrugëtim artistik nuk janë as albumet e as videoklipet apo cmimet e mia, është publiku im! Faleminderit të gjithëve ”, ka shkruar ai.

“Duamë”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Alban Skënderaj në bashkëpunim me Miriam Canin.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close