LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Albin Kurti shpallet fitues i zgjedhjeve në Kosovë / Spartak Ngjela jep mesazhin e fortë dhe paralajmëron ndryshimin e madh: Goditje drastike…

Albin Kurti shpallet fitues i zgjedhjeve në Kosovë / Spartak Ngjela jep mesazhin e fortë dhe paralajmëron ndryshimin e madh: Goditje drastike…

Avokati i njohur Spartak Ngjela përmes një postimi ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Kosovë, si dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai rreshton sfidat kombëtare të kryeministrit Albin Kurti, ku më kryesorja është goditja drastike e korrupsionit mesjetar në Kosovë.

Ngjela shkruan:

“Albin Kurti fitoi dje zgjedhjet në Kosovë.
Mendohet se, bashkë me Vjosa Osmanin, ky do të jetë binomi antikorrupsion.

Po të jetë kështu, binomi Kurti-osmani, do të jetë një hap cilësor për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos në Shqipëri.
Atëherë:
Cilat duhet të jenë sfidat kombëtare të kryeministrit Albin Kurti?
Këto janë më thelbësoret:
Varrosja përfundimisht e konceptit të lëshimit të territorit shqiptar.

Goditje drastike korrupsionit mesjetar në Kosovë.

Goditje drastike neoosmsnizmit të Erdoganit në Kosovë; që të reflektojë edhe në Shqipërinë aktuale.

Të ngrihet në vendin e duhur personaliteti i fituesit në negociatat me Serbinë.

Dokument i veçantë politik për bashkëpunimin politiko-juridik Shqipëri-Kosovë dhe lansimi faktik i historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, si botë reale dhe më e vjetra në Ballkanin Perëndimor.

Doktrinë për integrimi panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Kërkesa ndaj Serbisë, me faturë perfekte, të të gjitha dëmeve që kanë shkaktuar hordhitë barbare të Milosheviçit: vrasjet masive dhe shkatërrimin e mijra shtëpive në Kosovë; por edhe dëmet e tjera që kanë të bëjnë me fitimin e munguar dhe dëmtimin psikik të një populli të tërë.

Fatura e dëmeve të genocidit serb, e kërkuar botërisht, do të jetë ngritje reale e dinjitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, dhe do të përbëjë një goditje reale kundër korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar që ka ndodhur në Kosovë, sidomos në këta dhjetë vjetët e fundit; por, edhe në Shqipëri në periudhën 1992-2019.

I uroj sukses qeverisë së përbashkët, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, nëse ajo do të formulohet kështu.”

Loading...
More in Blog
Albin Kurti, pikëpyetjet e një kandidati për kryeministër nga nën-Shkodra dhe kufijtë që kaloi lideri i Vetëvendosjes

Close