LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Aleksandër Frangaj: Ne në ‘Klan’ nuk i biem me dorë

Aleksandër Frangaj: Ne në ‘Klan’ nuk i biem me dorë

Çështja Sokol Balla dhe raporti i tij me Top Channel, pas daljes së një videoje intime të gazetarit, u bë objekt debatesh dhe reagimesh ndërmjet emrave të njohur të medias shqiptare. Në një koment të botuesit të gazetës Shqiptarja.com, Karlo Bolino, duke folur për vendimin që do të merrte bordi drejtues i Top Channel, ai shkruante se rreth këtij vendimi “po fërkojnë duart konkurrentët, që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar”.

I pyetur për këtë koment, drejtori i përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj tha: “Dua t’i them Bolinos se në Tv Klan nuk po fërkojnë as duart dhe as ndonjë gjë tjetër në raport me këtë ngjarje. Sa i takon Sokol Ballës, Tv Klan ka mbyllur njëheërë e përgjithmonë krahët dhe çdo mundësi bashkëpunimi me të, që nga koha kur ai u largua prej këtij televizioni shumë vite më parë”, tha Frangaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, i pyetur gjithashtu se çfarë vendimi do të merrte nëse një rast i tillë do të kishte ndodhur në televizionin që ai drejton, tha: “Këtu kompjuterët i përdorim për punë dhe jo për seks virtual. Në Klan, të paktën ata që janë në një moshë madhore besoj se pëlqejnë më shumë raportin fizik se sa të rënit me dorë. Por kjo është çështje private gjithsesi. Unë nuk do të largoja nga puna as Sokol Ballën dhe askënd tjetër për diçka të tillë. Përdorimi i një çështje të tillë për të bërë diversion si ky i Karlo Bolinos ndaj Tv Klan, në vend të repsektojë këtë privaci, e rëndon edhe më shumë duke e bërë objekt të një debati publik”, tha Frangaj.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Lubonja: Po merremi më shumë me masturbimin e Sokol Ballës
Close