LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Almeda Abazi flet për eksperiencën te “Sulejmani i madhërishëm” dhe planet për martesë (Video)

Almeda Abazi flet për eksperiencën te “Sulejmani i madhërishëm” dhe planet për martesë (Video)

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, e cila prej vitesh ka ndërtuar karrierën e saj në Turqi, rrëfen për herë të parë eksperiencën e saj në serialin ‘Sulejmani i madhërishëm”.

Si bashkëshortja e Sulltanit në serialin ‘Sulejmani i madhërishëm’, Almeda Abazi e përshkruan si një nga eksperiencat më të mira në karrierën e saj gjatë këtyre viteve.

Në emisionin ‘Prive’ gjatë një interviste të realizuar ka folur edhe sa i përket këtij roli që për të ishte i rëndësishëm duke qenë se ishte në mesin e shumë aktorëve të njohur turk pati fatin dhe nderin ta ketë këtë rol kaq të rëndësishëm.

Ajo tha se të aktronte te Sulltani ka qenë për të një gjë shumë e madhe. Thotë se pesha që kishte në shpatulla ishte e madhe.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për lidhjen me aktorin turk Tolgahan Sayisman, duke thënë se ka gjetur shpirtin binjak. Sa i takon martesës, Almeda thotë se e kanë menduar, por nuk kanë bërë plane.

Loading...
More in Lifestyle
Noizy gënjeu? Ai ishte në Bern, por iu ndalua të performonte!? (Video)

Close