LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ambasada SHBA-s qytetarëve të saj: Mos udhëtoni drejt Lazaratit, qyteti nuk kontrollohet nga ligji

Ambasada SHBA-s qytetarëve të saj: Mos udhëtoni drejt Lazaratit, qyteti nuk kontrollohet nga ligji

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ndalon të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri, që të udhëtojnë për në fshatin Lazarat në Gjirokastër.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet, Ambasada Amerikane thekson se zona e Lazaratit është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë.

“Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në vitin 2004 një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoi të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përball me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Tifozja e çmendur pas tij i dhuron një Ferrari 250 mijë €

Close