LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ambasadori francez: Shqipërisë nuk i thamë “jo”, ishte “po, por” dhe “po nëse”

Ambasadori francez: Shqipërisë nuk i thamë “jo”, ishte “po, por” dhe “po nëse”

“Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk i është thënë “jo” në Bruksel dhe nuk kanë marrë një përgjigje negative për fillimin e negociatave”.

Ky është qëndrimi që mban Jean Louis Falconi, ambasador i Francës në Beograd, në intervistën e dhënë për agjencinë ‘Fonet’, teksa komentonte qasjen e vendit të tij ndaj procesit të zgjerimit.

Nuk ka një vendim të marrë më 18 tetor, shpjegon ai, sepse përkundër përpjekjeve të konsiderueshme të bëra nga këto vende, përfshirë përfundimin e Marrëveshjes së Prespës, ato duhet të zbatojnë disa reforma.

“Në Bruksel, Shkupit dhe Tiranës iu tha “po, por” dhe “po nëse”, ka deklaruar Falconi, duke shtuar se fillimi i negociatave do të pasojë menjëherë pasi këto vende të kenë përfunduar reformat e nevojshme.

Sipas ambasadorit, për të gjitha vendet që aspirojnë BE-në, reformat janë të nevojshme, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër krimit.

Ambasadori francez ka theksuar se procesi i zgjerimit merr parasysh gjendjen e vendit, shoqërinë, dhe ekonominë e tij.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Pas ftesës ruse, BE merr masat: Dërgon në Tiranë dhe Shkup Sassolin, presidentin e Parlamentit Europian

Close