LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Amerika “mësyn” Soçin, delegacion me 203 vetë

Amerika “mësyn” Soçin, delegacion me 203 vetë

Amerika është gati të nisë një sulm të fortë për të triumfuar në Lojërat Olimpike “Soçi 2014” dhe për këtë arsye në Olimpiadë do të ketë një delegacion të madh, të përbërë nga 203 sportistë.

Komitetit Olimpik Amerikan ka vendosur që flamuri në ceremoninë e hapjes të mbahet nga dy vetë, skiatorja 18-vjeçare Mikaela Shifrin dhe skiatori Bide Miller, në pjesëmarrjen e tij të pestë në një Olimpiadë dimërore.

Misioni i delegacionit amerikan do të jetë të përmirësojë kuotën e 37 medaljeve të arritura 4 vite më parë në Vankuver të Kanadasë, nga të cilat 9 ishin të arta. Por kjo do të jetë e vështirë, pasi mungojnë emra të njohur si Lindsei Von, Evan Lysaçek dhe Apollo Ohno.

Sportistja Shifrin, që do të mbajë flamurin nuk është më e vogla e Amerikës në këtë turne, pasi “vogëlushja” e delegacionit do të jenë Megi Voisin, në disiplinën e stilit të lirë, vetëm 15 vjeçe. Ndërsa më e vjetra është Ana Sishelm, thuajse 47 vjeçe.

Loading...