LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Amerikanët sjellin dosjen, Meta si Al Capone. Llallës i hiqet e drejta për hetim. Gati zbardhja e 700 mijë eurove të “Priftit” dhe e gjobës 200 mijë euro

Amerikanët sjellin dosjen, Meta si Al Capone. Llallës i hiqet e drejta për hetim. Gati zbardhja e 700 mijë eurove të “Priftit” dhe e gjobës 200 mijë euro

Nuk ka qetësi për Ilir Metën, miliarderin politikan që fatkeqësisht është në bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe që drejton edhe Kuvendin e Shqipërisë. Nëse thuhet gjithnjë se e keqja fillon nga detajet, shembulli më i qartë ka qënë Al Capone. I cili pavarësisht se kishte përvetësuar me miliona dollarë nga pasuritë publike përmes korruptimit të politikanëve amerikanë, pavarësisht se kishte lëvizur trafiqet nga më të ndryshme në Amerikë, gjithkush që ka pasur një fije interesi dhe ka lexuar, ka mësuar se Al Capone është dënuar me as më pak dhe as më shumë por për evazion fiskal. Dhe për rrethana misterioze nuk doli me këmbët e veta i gjallë jashtë qelisë, pasi u nda nga jeta pa përfunduar vitet e burgut. Kështu dhe për rastin e Ilir Metës, njeriu që në kancelaritë evropiane cilësohet kapobanda që drejton bandën e LSI, pritet që si fillim të hetohet për gjëra të vogla, krahasuar me ato bëma që ka bërë ai.

Pavarësisht se partnerët tanë strategjikë dhe organet inteligjente dhe ligjzbatuese të tyre e kanë të plotë dosjen e keqbërjes së Ilir Metës, që nga abuzimi me paratë publike e deri tek trafikimi i drogërave të rënda dhe ngjarjet kriminale, kanë vendosur që si fillim të nisin me gjëra të vogla. Kështu kanë sjellë dhe njëherë në vëmendje dosjen e hapur nga Dritan Prifti, ish-ministri i LSI që me atë përgjim spektakolar të ish shefit të tij Ilir Meta, prezantoi para gjithë shqiptarëve një Ilir Meta me bllok në dorë që kërkonte 700 mijë euro të Agimit (Rrapajt) ryshfet.

Bëhej fjalë për para që pritej të dilnin si ryshfet për koncensionet e energjisë. Pikërisht këtë dosje pritet të nxjerrin si fillim amerikanët, që tashmë e kanë sjellë në Shqipëri dhe që pritet zbardhja e saj shumë shpejt. Pasi ekspertët e kanë të gatshme atë, për shkak se e përgatitën që në vitin 2011 por që ‘ekspertët’ e Metës dhe gjykata e Meta-Berishës nuk e morën në konsideratë provën e FBI.

Një dosje tjetër jo fort e madhe është ajo telefonatës nga telefoni i Ilir Metës në drejtim të një biznesmeni, ku kërkoheshin 200 mijë euro. Nuk ka nevojë për ndonjë zbardhje, por vetëm për pak vullnet nga ana e drejtësisë, për të filluar hetimin dhe për ta vënë para gjykatës si provë dhe këtë 200 mijë eurosh që në të vërtetë janë gjëra të vogla për Ilir Metën, që sipas partnerëve tanë SHBA dhe BE zotëron nga pasuri tek 5 miliardë dollarët. Këtu do nisë hetimi i Ilir Metës, por nga ekspertët amerikanë që do ta kalojnë të gatshme dosjen në duart e palës shqiptare, që do të nisë zyrtarisht shqyrtimin e këtyre dy dosjeve të lehta në fakt, që mund të nxjerrin tek dosjet e rënda dhe me “shpresë të zotit” edhe tek Klemend Balili. I cili është shërbëtori i Metës në trafikun e drogërave të rënda, duke bërë që dhe DEA të zbarkojë tashmë në Shqipëri dhe të vendosë nën survejim jo vetëm Balilët por tërë kupolën e LSI.

Si për rastin e Al Capones që u dënua për gjëra të vogla, evazion fiskal, dhe Ilir Meta pritet që dënimin e parë ta marrë pikërisht për këto dy dosje të vogla korrupsioni me vlerë 900 mijë dollarë. Ajo që ka rëndësi, është fakti që në hetimin e dosjes së Ilir Metës nuk ka punë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. I cili, jo vetëm për shkak të përplasjes me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe moshapjen e asnjë dosje për tërë këto vite, por dhe për mbrojtjen që i ka bërë Meta publikisht e ka humbur të drejtën të jetë në krye të hetimeve për kreun e LSI. Është në konflikt total interesi.

Shpresojmë që partnerët tanë ta vënë në tavolinë sa më shpejt dosjen e Metës dhe ekspertët shqiptarë, drejtësia shqiptare të vendosë vetëm firmën në materialin e gatshëm që Ilir Meta të përfundojë në qeli. Ngritja e toneve të zërit në Konventën e LSI sot, pikërisht këtë shqetësim reflektonte. Madje dhe kur kërcënoi se ka politikanë në Shqipëri që nuk e kalojnë Vettingun ndërsa ai vetë po. Janë përpjekjet e një njeriu në nevojë, e një njeriu në hall që bërtet për të larguar frikën nga vetja. Deri në fund të këtij viti, fati i tij mund të ndryshojë shumë. Të presim!/Pamfleti.com

Loading...
More in Kryesore
“Turisti Hallexhi” i familjes sheike Berisha!

Close