LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Analiza/ Premtimet e Bashës të parealizueshme, rrisin borxhin 108%

Analiza/ Premtimet e Bashës të parealizueshme, rrisin borxhin 108%

Për të realizuar programin e PD, Shqipërisë do t’i duhej të realizonte një rritje ekonomike vjetore të padëgjuar, prej 38% ose duhet të rriste borxhin që në vitin e parë të qeverisjes në nivelin e 90% të Prodhimit Bruto, për të shkuar deri në 108% brenda 4-viteve.

Analizimi i premtimeve të deritanishme të Bashës, si dhe kostove financiare që ato mbartnin, nxjerr në dritë se premtimet e bëra në programin e PD për 2017-n janë të parealizueshme.

 

Konkretisht, Lulzim Basha ka premtuar uljen e çminit të naftës, uljen e çmimit të energjisë, eliminimi i taksës progresive, uljen e TVSH-së fillimisht në 15% e pastaj në 12,5%, rritjen e pagave të administratës me 50%, rritjen e subvencioneve për bujqësinë, rritjen e investimeve në infrastrukturë, rritjen e pensioneve, etj. Shumica e këtyre premtimeve do të hynin në fuqi menjëherë, brenda 100 ditëve të para të qeverisë Basha.

Nga ulja e çmimit të naftës, e çmimit të energjisë dhe e taksave, sipas vetë planit të prezantuar nga PD, të ardhurat në buxhetin e shtetit do të uleshin me 450 milionë euro.

Nga ana tjetër, PD ka premtuar një rritje të investimeve në bujqësi me 150 milionë dollarë (krahasuar me buxhetin aktual të shtetit), rritje të shpenzimeve në zërin për arsimin dhe shëndetësinë, me të paktën 150 milionë euro të tjerë në vit.

Njëkohësisht, një rritje e menjëhershme 50% e pagës së mësuesve dhe pedagogëve, si dhe me të njëjtin nivel i rritja e pagave në administratë dhe e pensioneve, do të shtonte një barrë financiare prej rreth 400 milionë euro në buxhetin e shtetit në vit.

Nuk dihet ende se cila është shuma e parashikuar në programin e PD, për investimet në infrastrukturë, por llogaritet që buxheti i Ministrisë së Transporteve, të jetë minimalisht 100 milionë euro më i lartë.

Për të bërë realitet premtimet e saj, PD-së do i duhej një buxhet shtetëror prej 850 milionë eurosh më i lartë se aktuali ose 1,3 miliardë euro më i lartë, duke marrë parasysh se buxheti shkurtohet, ashtu siç parashikohet prej Partisë Demokratike pas uljes së taksave.

Natyrshëm, shtrohet pyetja se si mund të mbledhë shteti shqiptar 1,3 miliardë euro më shumë në buxhet, për të bërë të mundur zbatimin e premtimeve të Bashës.

Aktualisht, buxheti i shtetit është rreth 3 miliardë euro në vit, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto rreth 13 miliardë euro, me një raport prej 26-28% e PBB-së, që përfundon në arkën e shtetit në formë taksash, tatimesh, të ardhura nga dogana, grante, etj.

Të ardhurat e mbledhur, në skenarin e premtuar nga PD do të ishin prej 2,55 miliardë euro, ndonëse për të mbajtur premtimet do të nevojiteshin 3,8 miliardë euro. Për të rritur të ardhurat në buxhet me 1.3 miliardë euro, Shqipëria ka nevojë të rrisë PBB-në e saj në 18 miliardë euro (duke respektuar të njëjtin raport, prej 26-28% të PBB të mbledhur në buxhet). Kjo mund të realizohet vetëm nëse PD duhet të garantojë në vitin e saj të parë të qeverisë, një rritje ekonomike prej 38%, në mënyrë që të mbajë premtimet e saj.

Skenari i dytë, rritja e borxhit publik me 1,3 miliardë euro, për vitin e parë të qeverisjes, do të çonte totalin e stokut të borxhit të Shqipërisë në 11,5 miliardë euro, rreth 90% e PBB-së, duke kërcënuar rrezikshëm falimentimin e plotë të shtetit brenda dy viteve të para të qeverisjes. Duke marrë në konsideratë dhe rritjen e parashikuar ekonomike, në fund të 4-vjeçarit Basha, borxhi publik do të ketë tejkaluar 110%.

Loading...
Mos e Humbisni
S’ka Europë me 5 mijë lekë!

Close