LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Anëtarët e “Vettingut”, nevojë për Vetting: Në dokumentet vetjake kanë si vertetim specializimi, lejen hyrëse të dhënë nga bibloteka e Universitetit

Anëtarët e “Vettingut”, nevojë për Vetting: Në dokumentet vetjake kanë si vertetim specializimi, lejen hyrëse të dhënë nga bibloteka e Universitetit

Anëtarët e komisionit të Vettingut që do kalojnë në “filtër” tërë sistemin e drejtësisë për pasuritë, lidhjet me krimin apo përgatitjen profesionale dhe edukimin e shkollimin e tyre, duket se kanë shumë nevojë që fillimisht të kalojnë vetë nëpër ‘filtrin’ e Vettingut.

Kështu, në listën e dokumenteve të edukimit profesional për të treguar se kanë marrë dhe ndonjë mastër apo janë speacializuar jashtë vendit, në vend që të paraqesin diplomën apo dokumentin vertetues për një specializim të tillë profesional në universitetet më të mira të botës, kanë paraqitur lejen e dhënë nga biblioteka e universitetit. E cila në bazë të kërkesës së çdokujt ia jep të drejtën e aksesit për të shfrytëzuar literaturën, apo dhe thjeshtë për ta mbajtur atë në tavolinën e bibliotekës për një afat të caktuar. Teksa sheh me vëmendje dokumentet bashkëngjitur dokumenteve të anëtarëve të Komisionit të Vettingut, shumë prej tyre kishin paraqitur dhe bashkëlidhur vertetime në gjuhën engleze që bënin fjalë për universitete të tilla si Harwardi, Oxfordi etj.

Teksa shihen në pamje të parë, mund të besohet lehtë se bëhej fjalë për vërtetime të kualifikimit profesional. Por në të vërtetë nuk është kjo. Ato janë thjesht leje hyrjeje në bibliotekat e universiteteve. Tashmë ato ndodhen në dosjet personale të njerëzve të zgjedhur për të bërë Vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Një leje e tillë, të cilën menduam ta publikojmë bën fjalë për lëshimin për shfrytëzimin e biblionekës së Harwardit nga 3 tetori deri më 21 tetor të vitit 2016. Dhe pikërisht kjo leje gjendet në dosjen e njërit prej anëtarëve të komisionit të Vettingut që do të bëjë Vettingun e sistemit të drejtësisë. I paraqitur si një dokument i kualifikimit profesional. Me mendimin e gabuar se ndoshta, ose shqiptarët janë në masë jo englishtfolës ose marrja e lejes për akses në një universitet me famë botërore të kualifikon dhe specializon automatikisht aty. Ka nevojë për Vetting dhe për anëtarët e Vettingut./Pamfleti.com

Komento
Mos Humbisni:
Të mbyturit në Vlorë, reagon për herë të parë Rama: Mos dëgjoni broçkullat e kazanit pa lidhje me humanizmin

Close