LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Antifashistët Shqiptarë

Antifashistët Shqiptarë

 

Muajt që pasuan, Mars, Prill e Maj 1944, kish bërë të qarta qëndrimet e të gjitha grupimeve dhe palëve ndërluftuese.

Në një analizë të SOE, të titulluar “Shqipëria”, shkruhet:

“Lëvizja Nacional Çlirimtare është e vetmja parti që ka luftuar vazhdimisht gjermanët në Shqipëri.

Fraksionet e tjera politike kanë mbetur inaktive gjatë nëntë muajve të fundit.

Gjatë gjithë periudhës së dimrit 1943-1944 partizanët kanë sulmuar gjermanët dhe pikat e tyre të garnizoneve.

Vetëm gjatë muajit prill u vranë dhe zunë rob 400 trupa gjermane.

Duke informuar qëndrën e tij në Bari për rritjen e fuqisë numerike të forcave partizane, më 12 Qershor 1944, misionari amerikan Harri Fulc bënte me dije:

“Raportet pohojnë se partizanët kanë krijuar 15 brigada me disa batalione të pavarura.

Forcat e tyre të armatosura arrijnë në total në rreth 20-25 mijë vetë, kjo shifër është konfirmuar si nga burimet tona (amerikane), ashtu dhe nga ato britanike.

Kjo forcë e organizuar e brigadave partizane, duket se i kanë bindur më në fund gjermanët dhe britanikët se janë elementi më i organizuar që mund të ndikojnë në planet e të dyve.

Britanikët, siç e dini, gjatë gjithë shkurtit dhe marsit duket se po investonin shumë në atë që do të bënte Abaz Kupi, ndërkohë që ai përralliste se do të nxirrte në luftë deri në 25 mijë vetë.

Por, raportet e kohëve të fundit rrëfejnë një histori krejt tjetër.

Nuk do të kalonin më shmë se dy muaj dhe kreshendua numerike e forcave partizane do të kishte të tjerë tregues: …

Megjithë rrethanat e vështira në të cilat repartet partizane u krijuan, shkruan përfaqësues i SOE, ato gradualisht u transformuan nga njësi të vogla në formacione të rregullta ushtarake, saqë në muajin Tetor 1944, FNÇL dhe Ushtria Nacional Çlirimtare ishtë rritur në një strukturë prej me shumë se 30 000 trupash, të organizuar në 1 Korpus, 4 Divizione, – dhe 24 Brigada.

Duke njohur dhe vlerësuar këtë rrezistencë përfaqësuesit e SOE megjithë kundërshtitë dhe mospajtimet për cështje dhe qëndrime të ndryshme “mbështetën politikisht dhe ushtarakisht Frontin dhe Ushtrinë Nacional Clirimtare

Dërguan armatim dhe veshmbathje

Mbështetën operacione ushtarake të Ushtrisë Nacional Clirimtare në shkatërrimin e infrastrukturës së pushtuesit nazi fashist për të penguar qarkullimin e trupave pushtuese dhe reduktuar fuqinë e tij goditëse.

Shtabi i Aleatëve Anglo-Amerikanë në Bari vendosi komunikime të drejtpëdrejta me forcat, brigadat dhe divizionet partizane për të koordinuar luftimet nga toka dhe ajri (me forcat e RAF) vecmas në clirimin e Tiranës dhe gjer në clirimin e plotë të vendit.

Duke ndjekur nga afër të gjitha dinamikat e luftimeve dhe analizuar përfundimet e afërta të tyre, në nja analizë konkludive që Ministria e Jashtme britanike i dërgonte Qeverisë së Madhërisësë Saj, më datë 9 Tetor 1944, dhe e orjentonte se kush do të duhej të ishte “Qëndrimi politik i Qeverisë Britanike ndaj Shqipërisë”.

Në këtë raport vlerësues thuhet:

Në të kaluarën ne jemi përpjekur të arrijmë pajtim ndërmjet Kupit dhe FANCL për aksion të kombinuar kundër gjermanëve.

Këto përpjekje kanë dështuar dhe nuk ka më ndonjë perspektivë për të pasur sukses të plotë. Nuk mund të besohet në ndonjë aksion të sinqertë kundër gjermanëve nga Kupi apo Nacionalistët (Balli Kombëtar), prandaj edhe ndonjë ndihmë që ne mund tu jepnim atyre, ndoshta ata do ta përdornin kundër Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar.

Duket pra, se nuk ka alternativa të tjera kundrejt pranimit të perspektivës të një qeverie të FANÇL në Shqipërinë e pasluftës.”

Kooperacioni luftarak dhe mbështetja që Shtabi Ushtarak i Aleatëve në Bari u dha formacineve partizane, u ngrit mbi kontributet konkrete, qëndresën dhe gjakun që kishin derdhurt gjer atëhere forcat e frontit Nacional Clirimtar.

Në muajin Korrik 1944, pak para se t’i bëhej thirrje Barit për të dërguar armë për Brigadën I Sulmuese, Riçard Ridëll kishte qenë i pranishëm kur një nga batalionet e kësaj Brigade sulmoi qytetin e Peshkopisë, që mbahej nga trupa të përbashkëta gjermano-kuislinge.

Ai raportonte: “Menjëherë, u duk qartë se ata ishin të mirë-organizuar dhe të disiplinuar, si kurrë ndonjëherë.”

Shpërndarja e municioneve (të dërguara nga ana e jonë) qe e shpejtë; të gjithë hëngrën dhe pastaj në një kohë të paracaktuar, kompania kryesore u nda në skuadra, bëri apelin dhe lëvizi.

Çdo komandant kompanie kishte një bilbil dhe e përdorte atë për të thirrur kompaninë e tij. Disiplina ishte edhe më mbresëlënëse për faktin se batalioni ishte i rreckosur, me një fjalë asnjëri nuk mbante çizme dhe shumica ecnin zbathur.

Ata kishin pak për të ngrënë dhe ishin të rraskapitur pas ditësh të tëra marshimi të detyruar dhe luftimesh që kohët e fundit qenë të rënda dhe të ashpra.

Luftimi nisi rreth orës tre të pasdites dhe vazhdoi deri në muzg kur partizanët u tërhoqën sipas planit.

Deri në atë moment, ata kishin mbajtur pozicionet e tyre kundër sulmeve të vazhdueshme, pa ndonjë shqetësim të dukshëm dhe duke harxhuar pak municione; derisa para se të tërhiqeshin ata nuk patën viktima, gjatë tërheqjes, patën vetëm një të vrarë dhe një të plagosur.

Forcat kundërshtare patën 26 të vrarë dhe të plagosur. Mund të dalloheshin me sy se këta partizanë ishin luftëtarë me përvojë dhe të patundur.

Në këtë beteje që vazhdoi të nesërmen, për marjen e Dibrës, ku Divizioni I, i mbështetur nga ajri nga, pati një rol drejtues, gjermanët mund të kenë pësuar rreth 400 të vrarë deri në fund të Gushtit, kur qyteti ra më në fund në duart e partizanëve.

Vlerësimi i aftësive luftarake të njësive partizane ngrihej mbi vlerat, disiplinën, aftësitë luftarake dhe taktike në frontet e luftimit përballë një ushtrie të mirë organizuar.

Janë të papranueshme qëndrimet që nxjerrin krye herë pas here se forcat gjermane ishin repartee periferike dhe jo njësi të rregullta të fronteve.

“Aftësitë dhe përgatitja e njësive armike të angazhuara duhet të merret në konsideratë, – njoftonte qëndrën e tij më 7 Gusht 1944, Ushtaraku britanik me një karjerë të gjatë në frontet e luftimeve, Braiën Ensor: “Ushtarët gjermanë në Shqipëri nuk ishin më pak të mirë se pjesa tjetër e Vermahtit.

Ushtari gjerman lufton me shumë kurajë dhe vullnet.

Është shumë i disiplinuar dhe nuk e konsideron kurrë pozitën e tij të humbur.

Ai është jashtëzakonisht i aftë nga ana fizike dhe disponon veshje dhe pajisje të mira.

Është mjeshtër i të gjitha armëve dhe i përdor ato në mënyrën më të mirë.

Si një bishë, ai është i fuqishëm nga ana fizike dhe sot që dita e shpagimit po afrohet, ai po lufton betejat e fundit të dëshpëruara me jo me më pak trimëri se më parë.

Trupat gjermane qenë në një pozicion shumë të favorshëm, të fortifikuara dhe të armatosura mirë.

“Morali i tyre ishte i lartë dhe ata luftuan me vendosmëri të madhe, nuk pranuan të dorëzoheshin dhe u vranë të gjithë vetëm nga distanca të afërta. Vlen të përmendet se pati shumë viktima nga granatat e dorës.”

Duke vlerësuar koordinimin mes formacioneve partizane dhe njësive brtanike të marinës dhe artilerisë, ardhur në mbështetje të tyre, autori I botimimit “Provinca e egër”, Roderick Bailey, duke iu referuar raporteve nga fusha e luftimeve në jug të Shqipërisë në muajt Gusht, Shtator 1944, nënvizon: “Një sulm i dytë u realizua në vjeshtë, i cili filloi më 22 shtator, kur forca nga njësia e 2-të dhe nga njësia e 40-të, të Marinës Mbretërore britanike dhe njësi mbështetëse nisën zbarkimin në një gji të mbrojtur në veri të Sarandës.

ÇLIRIMI I TIRANËS

Ne nje informacion te shkruar ne dite krismash dhe luftimesh te ashpra, te tilluar: ”Report on Operation MERCERlSED’, 21 nëntor 1944, TNA ËO204/8430, oficeret e SOE I shkruan qendres ne Bari: “Pas shumë diskutimesh me ne britanikët dhe pasi u siguruan për mbështetjen ajrore qe do ti jepej nga ana e jone, partizanët e sulmuan kryeqytetin, Tiranen me furi.

Me sa duket, midis oficerëve gjermanë dhe partizanë kishte pasur një diskutim.

Garnizonit gjerman i ishte ofruar mundësia për t’u dorëzuar.

Por, kjo thirje ishte refuzuar nga ana e tyre, … kështu thuhet në regjistrat e OSS-së, “me arsyetimin se gjenerali [gjerman] që komandonte ishte në Shkodër dhe vetëm ai mund të merrte një vendim të tillë.”

Më pas, në pasditen e 11 nëntorit 1944, filloi sulmi.

Nuk ishte lufta epike e portretizuar nga historitë komuniste, por e vërteta ishte se qyteti u rrethua me shpejtësi dhe, sipas  raporteve të SOE-s, u zhvilluan “luftime të ashpra trup me trup dhe gjermanët pësuan mjaft viktima, në përpjekjet e shumta për të rifituar pozitat e humbura.”

Aeroplanët e Aleatëve bënë 200 fluturime mbi qytet, duke hedhur në erë blloqe dhe vendndodhje kazermash, motorrat e armikut që transportonin mitralozë, duke bombarduar urat nëpër rrugët drejt qytetit dhe duke i mbajtur gjermanët vigjilentë.

Ndoshta, aksioni më i rëndësishëm ndodhi jashtë qytetit.

Ndërkohë që filloi beteja, një kolonë e fortë gjermane, deri në 1.500 trupa, me tanke, doli nga Elbasani dhe u nis drejt Tiranës.

Qëllimi i saj i mundshëm ishte të çante rrethimin dhe të vazhdonte për në veri. Por, disa kilometra larg kryeqytetit kolona ndaloi, një patrullë e LRDG-së e kishte bllokuar rrugën duke hedhur në erë një urë rreth gjashtë metra të gjatë.

Kodrat përreth ishin të mbushura me partizanë dhe për tre ditë kolona u ndodh nën sulm dhe në goditje të vazhdueshme. LRDG-ja, duke parë të gjitha këto, raportoi më pas se, kur gjermanët e riparuan më në fund urën, lanë pas “sasi të mëdha pajisjesh, mjete motorike dhe karroca të tërhequra me kuaj,” ndërkohë që “sapo kolona filloi të lëvizë përpara,” avionët e aleatëve mbërritën për ta bombarduar dhe shpartalluar atë. “Rezultati ishte një disfatë.”

Të mbijetuarit gjermanë u përpoqën të vazhdonin të ecnin në këmbë, dhe partizanët i sulmuan përsëri. ‘Shumë pak, për të mos thënë asnjë nga këto trupa, arritën në Tiranë dhe të gjitha mjetet dhe pajisjet e tjera u shkatërruan nga avionët ose u kapën nga partizanët.”

I rrethuar dhe pa asnjë shpresë shpëtimi, tashmë garnizoni ishte i dëshpëruar. Disa njësi u arratisën dhe u tërhoqën drejt veriut, por raportet e OSS-së përshkruanin se mjaft mbrojtës të destinuar për të vdekur “kishin luftuar me vendosmëri deri në fund dhe në disa raste kishin refuzuar të dorëzoheshin edhe kur s’kishin mundësi tjetër.” Shpresat e vrara dhe “dehja e rëndë” i kishte bërë ata të ishin “më të pamëshirshëm.” Në një shtëpi, ushtarët gjermanë kishin gjetur një nënë, tre bijat e saj dhe një djalë tetëmbëdhjetëvjeçar. .

“Djalin e kishin goditur me thikë për vdekje në sy të grave dhe më pas e kishin bastisur shtëpinë.” Në një tjetër, ata “i kishin shkrehur armët me breshëri” mbi dy familjet që ndodheshin brenda. “Nga trembëdhjetë veta, dymbëdhjetë kishin vdekur në vend.

Vetëm një fëmijë i vogël kishte mundur të ikë.”

Në mëngjesin e 17 nëntorit 1944 luftimet në Tiranë mbaruan.

Qindra partizanë hynë në qytet. Dy ditë më vonë, kur komandantët e Korpusit të Parë i lejuan përfundimisht oficerët e SOE-s dhe OSS-së të vizitonin qytetin, misionet vunë re se partizanët e kishin situatën nën kontroll.

Pas tyre ecte Laiëni, Stefani, Ivanovi dhe Stojniqi, të ndjekur nga një grumbull partizanësh.

“Kur hymë në qytet, rruga ku kaluam ishte e shkatërruar nga bombardimet,” sjell ndërmend Laiëni.

“Më kujtohet sidomos një xhami e dëmtuar rëndë me minaret e saj ende në këmbë dhe shenjat gjermane të trafikut, disa të copëtuara, të cilat ngriheshin kryeneçe drejt qiellit.

Ndërkohë që i afroheshim qendrës së qytetit, turma po zmadhohej.

Vajza të reja me kostume fshataresh, me lule në flokë, brohorisnin.

Zhurma po bëhej gjithnjë e më e madhe.

Hymë përmes sheshit Skënderbej dhe ecëm nëpër rrugën kryesore të qendrës, drejt ndërtesave të Qeverisë.”

Jashtë Hotel Dajtit ishte ngritur një podium dhe aty Hoxha ndaloi, përshëndeti flamurin shqiptar dhe u kthye për t’iu drejtuar turmës së mijëra njerëzve të mbledhur në bulevard, para tij.

“Kostume të lashta shumëngjyrëshe të grave, me jelek dhe pantallona të përziera me uniformat moderne ushtarake,” raportoi një gazetar amerikan, i cili kishte mbërritur për këtë rast.

Duke qëndruar përpara podiumit “ishte një vajzë e vogël me faqe të kuqe, pak më shumë se dhjetë vjeç, e cila mbante një pushkë të gjatë sa një njeri i rritur dhe rripin e municioneve të vendosur rreth belit.

Hoxha dukej se i kishte ngulur sytë drejt saj, ndërkohë që po fliste për luftën e ashpër të shqiptarëve gjatë pesë viteve të fundi.

Në mësin e muajit Nëntor të vitit 1944, ndërsa forcat partizane ishin duke ndjekur repatet e fundit të ushtrisë gjermane, drejt tërheqjes përfundimtare përtej kufijve veriorë të Shqipërisë, në një analizë të hollësishme rreth politikave që duhet të ndiqte Qeveria britanike ndaj Shqipërisë, Drejtoria Politke e Luftës e Ministrisë së Jashme Britanike, më 24 Nëntor 1944 bënte një analizë përfundimtare, një për një, të gjitha forcat dhe faktorëve politikë në Shqipëri duke nënvizuar

“Në të vërtetë nuk ka asnjë opozitë reale politike ndaj UNCL. “Balli Kombëtër” është shpërndarë.

Partia zogiste “Legaliteti” e Abaz Kupit nuk arriti të krijojë një opozitë efektive ndaj gjermanëve dhe u shpërnda.

Vetë Abaz Kupi është zhdukur. Gjon Marka Gjoni më në fund u kompromentua me gjermanët dhe humbi cdo shans që mund të ketë pasur për të fituar mbështetje të gjërë në Veri të vendit.

Përkrahësit e Muharrem Bajraktarit u larguan nga ai dhe tani përbëjnë bërthamën e një prej Brigadave të Ushtrisë Nacional Clirimtare.

Parë në tërësinë e tij, i tërë dokumentacioni arkivor britanik i Luftës në Shqipëri, ditaret e mbajtura nga ish misionarët e atyre kohëve, në ditët e krismave dhe rënkimet e të plagosurve apo të rënëve, në frontet e luftimit, në caste clodhjeje apo meditimi, kujtimet që ata lanë menjëherë pasi lufta dhe krismat e luftës ishin shuar, një pjesë e tyre e botuar dhe një pjesë ende e pabotuar, por e mbledhur me shumë kujdes nga historiani britanik Bailey, na japin një panoramë të gjallë dhe objektive për tërë ato ngjarje të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

Sigurisht, gjenden mes radhojve arkivorë, vlerësime të lëkundura apo të dyzuara.

Ato ishin të tilla  në varësi të zhvillimeve, kontakteve dhe shpesh mendimeve diverse që misionarët britanikë patën këmbyer me pjestarë të grupimeve të ndryshme politike shqiptare, me intelektualë, të vendosur apo të lëkundur, me monarkistë, republikanë apo komunistë, partizanë të vendosur me eksperiencë në fushat e luftimit apo të rinj me vullnet e shpirt të paepur, me Shtabin e Përgjithshëm dhe udhëheqjen e tij, por edhe koloboracionistë dhe koloboratorë.

Shpesh marrdhëniet mes tyre qenë tensionuar, agravuar apo qetsuar, ishin përballur publikisht me njëri tjetrin apo tërhequr në heshtje, pajtuar dhe rindarë tërë mllef.

Jo rallë qëndrimet misionarëve ushtarakë britanikë përziheshin me bindjet e tyre personale politke, monarkiste, republikane, konservatore apo liberale, në varësi të origjinës së tyre familjare dhe të formimit të tyre politik, doktrinar e filozofik.

Ky formim pati ndikuar edhe në qëndrimin që ata mbajtën ndaj grupimeve të ndryshme politike shqiptare. Pozicionimi që ata morën, qëndrimet që ata mbajtën për çështje dhe ngjarje të caktuara ishte pasojë edhe e këtij formimi.

Por, në thelb pasqyrimi dhe vlerësimi i realiteteve politike dhe ushtarake me të cilat ata u ndeshën në territorin shqiptar, në informacionet, analizat dhe telegramet periodike që i dërgonin aso kohe qëndrës në Londër, Kajro apo Bari karakterizohet kryesisht nga objektiviteti dhe korektësia.

Sidoqotë, dokumentacioni arkivor britanik dhe ai amerikan, pa folur per dokumentacionin dhe fondin e arkivave shqiptare, raportet dhe radiogramet e luftës, ato të Shtabit të Përgjithshëm, kujtimet e partizanëve, janë një tjetër burim arkivor me vlera të pakontestueshme dhe që askush gjer më sot nuk ka mundur ti mbledhë, sikundër ka bërë Roderick Bailey me ato të ushtarakëve britanikë, japin një pasqyrë të plotë, të gjithanëshme dhe pa ekuivoke të asaj lufte që renditi popullin dhe vendin tonë në anën e nderuar të Aleancës fitimtare, duke u bërë kështu pasaporta historike që ruajtuajti defimnitivisht sovranitetin, pavarësinë dhe terësinë e territoriale të Shqipërisë.

Loading...
More in Aktualitet, Blog, Opinione
Shqipërisë në shekullin XXI

Close