LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Apeli rrëzon Klevis Balliun, vendos “detyrim paraqitje” për ish-deputetin

Apeli rrëzon Klevis Balliun, vendos “detyrim paraqitje” për ish-deputetin

Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e ish-deputetit Klevis Balliu, i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe që togat e zeza ti cilësojnë të paligjshme arrestimet e protestuesve të Unazës.

Balliu: Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin tonë, pas asnjë bazë ligjore. Justifikimi ishte se sipas tyre nuk ka prova që është njoftuar policia, çka më duket e çuditshme pasi fillimisht ne e kemi njoftuar policinë dhe në prani të kamerave dhe policia ka kthyer përgjigje. Fakti është se nuk duan protestën.

Ish-deputeti demokrat tha se pavarësisht ashpërsimit të kodit penal për bllokimin e rrugës, banorët e Unazës do mbrojnë shtëpitë e tyre, ndërsa apeloi qeverinë për dialog.

Balliu: Banorët e Unazës refuzojnë kategorikisht që të përplasen me efektivët e policisë për të mbushur xhepat Edi Rama. Le të vijë Edi Rama atje me Sandër Lleshaj, bashkë me Erion Veliaj, në vend të atyre forcave të policisë që rrinë në rresht atje.

Balliu u arrestua të dielën e 13 tetorit pasi bashkë me banorët e Unazës bllokuan rrugën “Teodor Keko”.

Ai së bashku me 9 personat tjerë u liruan tre ditë më pas, për t’u lënë në masën ‘detyrim paraqitje’.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Deputeti Halit Valteri: Djegia e mandateve, kapriço e mosplotësimit të pazareve

Close